• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykatat e Apelit drejt mbylljes por a kemi kolaps në Drejtësi?

by Fatmir Merkoçi
02/07/2021 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

U fol se do të kishim një sistem Drejtësie të reformuar. Pra, më së fundi, Drejtësia do të bëhej e prekshme për qytetarët. Me këtë motiv nisi dhe Reforma në Drejtësi, por ajo nisi pa një bazë ligjore. Si të themi, nisi thjesht me togfjalëshin “ Reformë në Drejtësi”. Nuk u mendua dhe nuk u parashikuan pasojat edhe pse u trumpetua me të madhe se kjo Reformë po bëhej nga “ ekspertë të nivelit të lartë”. Pra, u shit si diçka e studiuar mirë nga këta ekspert. Por ashtu siç e kemi shprehur edhe më parë, qysh kur u nis kjo reformë jemi në rrugën e dështimit. Qoftë nga forma, përmbajtja, mënyra dhe më thelbësorja, baza ligjore.

Gjatë gjithë kohës u theksua se: Reforma nuk është as më shumë e as më pak, se sa: “Veza e Kolombit”. Në çdo takim e seminar, nuk kemi bërë vetëm oponencën por kam dhënë edhe alternativën e bërjes. Këto alternativa, i kam botuar në shkrime të ndryshme por, dhe janë paraqitur pranë Komisionit të Reformës. Isha i bindur në kolapsin se ku do gjendeshin gjykatat. E dhashë opsionin tim për këtë situatë dhe konkretisht propozova: Shkarkimin e plotë të gjyqtarëve e prokurorëve. Zëvendësimin e tyre me njerëz të rinj por, duke bërë dhe ligj të veçantë për ta. Kuptohet që u bënë dhe të gjitha sqarimet ku, i gjithë procesi, nuk shkonte më shumë se një deri në dy muaj. Ky propozim u përkrah dhe nga EURALIOS por, gjeti kundërshti të forta, nga gjyqtarët e prokurorët, të cilët më pas i shkarkoi Vetting-u.

Dëmi më i madh u bë tek gjyqësori. Kjo për shumë arsye, e para, gjyqtarët tashmë e shihnin se nuk mund ta kalonin Vetting-un. Ata e thelluan edhe më shumë korrupsionin duke i zvarritur seancat me dashje. Kjo solli amulli në gjyqësor. Por dhe kur shkarkohej gjyqtari, procesi riniste nga e para me gjyqtar tjetër. Dhe, kjo për efekt të Kodit të Procedurës. Me pak fjalë, zvarritjet në gjyqësor u legjitimuan falë Reformës.

E keqja nuk kish filluar akoma, pasi, falë Reformës u mbyll Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, si dy hallka kyçe të sistemit. Por nga Vetting-u nuk shpëtuan as gjyqtarët e prokurorët e shkallës së parë dhe ato të Apelit.

Duke qenë se shumë gjyqtarë nuk kaluan e nuk kalojnë dot Vetting-un, sot Gjykatat e Apelit në rrethe, janë ose të mbyllura ose jo eficente. Çka do të thotë se janë drejt mbylljes.

Në këto kushte, lind një ide e “ marrë”: Të kemi vetëm Gjykatë Apeli në Qarqe. Çka do të thotë se veç Gjykatës së Lartë ku, janë mbi 40 mijë dosje që presin për gjykim, të grumbullojmë dhe dosjet e një qarku në një gjykatë të vetme Apeli. Por kjo ka dhe kosto për qytetarët. Nëse do bënim një krahasim, nuk do gaboja po ta bëja me Reformën Territoriale ku, fshatari për një hall duhet të vijë në Bashkinë e qytetit për t’ja zgjidhur Kryetari.

Me të drejtë them se duhet një zgjidhje urgjente. Mosfunksionimi i gjyqësorit, jo vetëm sjell zvarritje dhe jo vetëm lë të hapura mjaft probleme, por është një faktor i rëndësishëm në krijimin e konflikteve ku, jo rrallë herë kanë përfunduar në tragjedi.

Sot nuk është domosdoshmëri ngritja e institucioneve apo godinave për Drejtësi. Sot duhet të jepet zgjidhje e problemit akut, që është funksionimi i gjyqësorit. Nuk mungojnë kapacitetet, por është Ligji që nuk e lejon. Ligji që në emër të reformës, vendos kritere që nuk mundet të përmbushen nga çdo jurist.

Ndaj i del detyrë parësore, Ministrisë së Drejtësisë, Komisionit të Reformës që në bashkëpunim me EURALIOS, USAIDIN dhe faktor të tjerë, të bëjnë të mundur, kapërcimin e kësaj situate kritike. Në të kundërt, kolapsi në Gjykatat e Apelit, do sjelli pa dyshim, kolaps në të gjithë Sistemin e Drejtësisë. Rrugët e zgjidhjes janë. Duhet vetëm vullnet politik për të shpëtuar nga kjo situatë. Në të kundërt, mundet të them se: Kjo reformë, nuk u bë vetëm si eksperiment, por është një reformë që zhvillohet për të mos dhënë Drejtësi. Dhe, le të vazhdojmë me pandëshkueshmërinë e atyre që duhet të japin llogari para Drejtësisë. Por njëkohësisht, kjo është një kosto për qytetarët që nuk gjejnë Drejtësi, të cilët, do vazhdojnë të mbeten pranë dyerve të gjykatave jo funksionale dhe në pritje të pambarimtë dhe rrënuese për ta.

Të fshihesh pas togfjalëshit Reformë në Drejtësi, është disi e thjeshtë. Të kesh dëshirën dhe vullnetin për ta bërë, është akoma më e thjeshtë.

Sot politika është përgjegjëse për këtë situatë. Reforma nuk është ndryshim ligji. Ajo nuk është edhe pandëshkueshmëri. Nuk është demagogji. Ajo është sistem që vihet në shërbim të qytetarit. Reforma e arrin qëllimin e saj final, kur të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Të shpresojmë në zgjidhjen e kësaj situate!

*Jurist

Next Post
Dosja e drogës/ Flet ish-shoqëruesi i Tahirit: Do të dorëzohem! Punoj në ndërtim, nuk kam frikë

Dosja e drogës/ Flet ish-shoqëruesi i Tahirit: Do të dorëzohem! Punoj në ndërtim, nuk kam frikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In