• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata vendos të mos rregjistrojë Asamblenë zgjedhore të FSHF-së/ Duka dhe drejtuesit e tjerë vijojnë detyrën dhe marrin vendime nul

by Java News
29/07/2022 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon saga e mos regjistrimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, që prej Asamblesë së Mbajtur marsin e kaluar, e cila juridikisht nuk njihet nga Gjykata. Për shkak të shkeljeve shume të renda dhe të pakalueshme, gjykata nuk ka riregjistruar as sot vendimet e fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në seancën e sotme gjyqtarja Anila Karanxha nuk e pranoi kërkesë që të regjistronte sot vendimet e asamblesë së pa legjitimuar të marsit të kalua. Ndërkohë që drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit vijojnë detyrën të paregjistruar në gjykatë duke marrë vendime dhe prodhuar pasoja që juridikisht janë nul.

Kujtojmë se më 15 mars, përmes një procesi të manipuluar që në gjenezë, Armand Duka u rizgjodh sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pa asnjë surprizë, ai siguroi 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme, edhe pse Gjykata edhe sot e kësaj dite nuk i njeh këto zgjedhje dhe për pasojë edhe vendimet e saj.

Dukës i mjaftonte që të merrte 29 vota në raundin e parë, por ai e kaloi këtë shifër duke marrë shumicën dërrmuese teksa ishte siguruar që kundërshtarët e tij të mos i lejonte që të merrnin pjesë në votim. Shoqata Rajonale e Tiranës, (6 delegatë me të drejtë vote) e cila ka kundërshtuar hapur procesin e zgjedhjeve, nuk mori pjesë në votim. Në Asamble u zgjodh edhe Komiteti Ekzekutiv me këta emra:  Armand Duka (Si kreu i FSHF-së)
Arben Dervishaj 39 vota;  Lutfi Nuriu 39; Abdyl Kuriu 38; Ervin Canollari 37; Pano Xhixho 36; Fatbardh Jera 35; Anila Basha 35; Ylli Ҫekiҫi 34; Gjergji Petro 34; Envi Hicka 30

Pse votimi sot ishte në kundërshtim me ligjin?
Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur që të mbaheshin në datën 2 mars, por Gjykata e Tiranës, pezulloi garën deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Armand Duka mblodhi sërish Asamblenë dhe vendosi edhe kësaj here në kundërshtim me ligjin që procesi të mbahet sot, 15 mars. Pra Asambleja e Përgjithshme është mbledhur në një kohë kur Gjykata nuk ka dhënë fjalën përfundimtare lidhur me paditë e bëra nga drejtuesit e Shoqatave Rajonale.

Pse procesi ishte i manipuluar?
Armand Duka, një njeri i cili ka drejtuar FSHF-së për 20 vite i ka siguruar vendin vetes që të drejtojë këtë institucion deri sa ai të dëshirojë. Si e ka bërë këtë? Nëpërmjet ndryshimeve në statut, duke u dhënë Shoqatave Rajonale 50% të votave, ndërkohë që më herët kanë pasur më pak,  dhe nisur nga kjo, manipulimi ka nisur që në zgjedhjen e krerëve të tyre. Duka vendosi në krye të Shoqatave kandidatë të vet, ku disa u pranuan në heshtje, teksa ka pasur kundërshti të forta nga Shoqata e Tiranës, e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës të cilat e kanë çuar procesin në Gjykatë. Për Shoqatën e Tiranës, Gjykata foli duke njohur kryetar Eduard Prodanin dhe rrëzoi Krenar Alimehmeti, kryetarin që mbështeste Duka dhe që u zgjodh në 24 janar në një proces të manipuluar me delegatë anonimë. Ndërkohë, vendimi për Durrësin, Gjirokastrën dhe Shkodrën nuk është marrë ende.  Ndërkohë, me ndryshime në statut, për zgjedhjen e Dukës në krye të FSHF-së kanë votuar edhe delegatë që merrnin rrogë nga FSHF-ja.    Report TV dhe Shqiptarja.com kanë sjellë në vëmendje të lexuesve të gjitha skandalet e FSHF-së me qëllimin e vetëm që Duka të vijonte drejtimin e saj edhe për 4 vite. Gjykata e Tiranës paralajmëroi se nëse drejtuesit e FSHF-së do të vijonin me procesin zgjedhor në kundërshtim me masën e sigurisë që ajo ka dhënë, shkelësit do të dënohen me burg që sipas kodit penal shkon gjer në 3 vite burg, por përkundër këtij vendimi, Armand Duka dhe vartësit e tij në organet drejtuese të FSHF kanë vendosur që t’i shkojnë gjer në fund një procesi të manipuluar ku rezultati është i paracaktuar që në fillim. Tashmë pritet që fjalën e fundit ta thotë drejtësia.

Next Post
Ashtu si Basha, edhe Xhaferaj paralajmëron rikthimin e procesit në pikën e nisjes: PD do t’i rindërtojë banesat e prishura nga tërmeti

'Basha u mor peng dhe u tërhoq zvarrë nga Berisha dhe Meta, humbi partinë por fitoi lirinë'/ Xhaferraj: Saliu s'ka shans të sjellë PD në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

August 17, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Pas katër dekadash diplomaci, Erdogan: BE nuk është më prioritet për Turqinë, humbet Evropa!

August 17, 2026
FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

August 17, 2026
Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

August 17, 2026
Rruga e transportit detar Arktik Kinë-Evropë fillon operacionet e rregullta javore

Rruga e transportit detar Arktik Kinë-Evropë fillon operacionet e rregullta javore

August 17, 2026
“Nuk do ta fitojmë luftën e rraskapitjes me Ukrainën”- Banka ruse shkarkon ekonomistin e lartë që kritikoi Kremlinin

“Nuk do ta fitojmë luftën e rraskapitjes me Ukrainën”- Banka ruse shkarkon ekonomistin e lartë që kritikoi Kremlinin

August 17, 2026
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Kryeministër i kujt je?

August 17, 2026
“Faktet të mos përdoren në mënyrë selective”- AMA i përgjigjet PD-së për presionet ndaj operatorëve kabllorë: Vetëm 5 prej tyre s’kanë bërë ende marrëveshje!

“Faktet të mos përdoren në mënyrë selective”- AMA i përgjigjet PD-së për presionet ndaj operatorëve kabllorë: Vetëm 5 prej tyre s’kanë bërë ende marrëveshje!

August 17, 2026
“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! Në shtator sezon i ri, avaz i vjetër!

“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! Në shtator sezon i ri, avaz i vjetër!

August 17, 2026
Çmimi “Opera Omnia – për autorë të huaj” për shkrimtarin Arian Leka

“Hartë memece për të mbyturit” – teatri si hapësirë kujtese, dramaturgjia si dëshmi

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com