Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e arrestit për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme me urdhër të SPAK për abuzimet me tenderat.
Gjykata e posaçme nuk e ka ndryshuar kërkesën e SPAK për masat e sigurisë sipas së cilës, 8 prej zyrtarëve u lanë në arrest me burg ndërsa një në arrest shtëpie.
Arrest me burg:
Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB
Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara
Fatmir Demneri, anëtar i KVO
Mariglen Buzali, anëtar i KVO
Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO
Ani Omuri, anëtar i KVO.
Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.
Arrest shtëpie:
Anisa Bogdani, anëtar i KVO./m.j