Gjykata ka konfirmuar sot mandatin e dy kryebashkiakëve socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit.
Bëhet fjalë për Dibrën dhe Bulqizën ku respektivisht Dionis Imeraj dhe Lefter Alla janë njohur si drejtuesit e rinj të bashkive.
Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.
Sipas ligjit, është gjykata shkalla e fundit që u jep mandatin fituesve duke i zyrtarizuar në drejtimin e njësive të qeverisjes vendore.











