• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjykata Speciale/ Më në fund emërohet Kryeprokurori i ri

by Java News
07/05/2018 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhek Smith, prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të rangut të lartë dhe hetime penale ndërkombëtare, u emërua Prokuror i Specializuar pas një procesi përzgjedhës të organizuar nga Bashkimi Evropian. Ai do të jetë pasardhësi i David Schvendimanit, i pari Prokuror i Specializuar, më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën më 31 mars kur skadoi emërimi i tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm amerikan.

“Është nder dhe kënaqësi që më ofrohet kjo sfidë dhe jam i gatshëm t’i çoj hetimet më tej”, u shpreh  Smith. Aktualisht, Smith është nënkryetar dhe kreu i seksionit të padive i Korporatës Spitalore të SHBA-së, organizata shëndetësore joqeveritare më e madhe në Shtetet e Bashkuara, një post të cilin e ka pasur që në shtator 2017.

Nga shkurt 2015 deri në gusht 2017, ishte ndihmësprokuror i parë federal dhe ushtrues i detyrës së prokurorit federal për rajonin e mesëm në Tenësi (Tennessee).

Gjatë periudhës 2010-2015,  ishte kreu i seksionit për integritet publik në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ku ishte i ngarkuar me mbikëqyrjen e procedimit të çështjeve të ndërlikuara për korrupsion publik anembanë Shteteve të Bashkuara.

Nga 2008 deri më 2010, Smith ishte koordinator për hetime në Zyrën e Prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN). Në atë post, ai mbikëqyri hetime delikate të zyrtarëve të qeverive të ndryshme dhe të milicisë, për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Para detyrë në GJPN, Smith ishte në Zyrën e Prokurorit Federal për Rajonin Lindor të Nju Jorkut (Neë York), ku gjatë nëntë vjetëve pati poste të ndryshme, ndër të cilat kreu i zyrës për paditë penale dhe zëvendësshef i Seksionit Penal.

Si kreu i zyrës për paditë penale,  z. Smith kishte në vartësi afërsisht 100 prokurorë penalë në një sërë fushash, si korrupsioni publik, terrorizmi, bandat dhe krimi i dhunshëm, si dhe mashtrimet financiare dhe krime të natyrës ekonomike.

 

Para detyrës si ndihmësprokuror federal, Smith punoi për pesë vjet si ndihmësprokuror rajoni në Zyrën e Prokurorit të kontesë së Nju Jorkut, ku ai ishte në seksionin për vepra penale seksuale dhe dhunë shtëpiake.

Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë një sërë çmimesh. Këtu përfshihen Çmimi për Drejtor nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së; Çmimi i Prokurorit të Përgjithshëm për Shërbime të Shquara; Çmimi për Juristët e rinj nga Shoqata Federale e Juristëve; Çmimi Charles Rose nga Shoqata e Rajonit Lindor; Medalja Henry L. Stimson nga Shoqata e Juristëve të kontesë së Nju Jorkut dhe bursa pasuniversitare Wasserstein e Fakultetit Juridik të Harvardit.  Është diplomuar në Fakultetin Juridik të Harvardit dhe në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Oneonta, përgatiti ”Express”. (b.an)

Next Post
Del në gjyq shqiptari që zbuloi bandën e Habilajve, ja sa burg kërkon Italia

Del në gjyq shqiptari që zbuloi bandën e Habilajve, ja sa burg kërkon Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com