• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjykata Speciale? Enver Hoxhaj: Nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja!

by A R
28/10/2025 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për RTSH ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, analizoi zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, si dhe ecurinë e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale të Hagës, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

Ai u shpreh se procesi gjyqësor në Hagë ka treguar qartë se nuk ka prova të besueshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe se drejtësia do të triumfojë.

“Procesi deri tani ka treguar që Prokuroria nuk ka dëshmi të mirëfillta dhe jeni të sigurt që z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi dhe z. Krasniqi do të jenë triumfues në fund të procesit dhe do t’i kthehen familjes, por edhe jetës politike në Kosovë,” deklaroi Hoxhaj.

Ai e cilësoi këtë proces si një goditje në raport me Kosovën dhe me imazhin e saj ndërkombëtar, duke shtuar se Gjykata Speciale ka tejkaluar mandatin dhe misionin e saj.

“Kjo ka qenë një goditje në raport me Kosovën. Peizazhi ndërkombëtar, qoftë edhe situata brenda shteteve perëndimore dhe kudo në botë, tregon që kjo Gjykatë është e tepërt në mandatin dhe misionin e saj,” tha ai.

Hoxhaj shprehu shpresën se pranvera e vitit të ardhshëm do të sjellë lajme të mira për liderët që ndodhen në mënyrë të padrejtë në Hagë.

“Unë shpresoj që në pranverën e vitit të ardhshëm ky proces të mbyllet me lajme të mira për liderët që ndodhen në mënyrë të padrejtë në Hagë.”

Duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale, Hoxhaj theksoi se ajo ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, dhe se ishte më e udhës të themelohej nga institucionet e Kosovës sesa nga OKB.

“Ka qenë një kërkesë që më mirë të themelohej nga Kosova sesa të themelohet një gjykatë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mendoj se këtu duhet të kërkohet një përgjigje e tillë, dhe jo në Tiranë.”

Hoxhaj vlerësoi pjesëmarrjen e gjerë në protestën e zhvilluar në Tiranë për nder të luftës së UÇK-së, duke shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që iu bashkuan këtij akti simbolik të kujtesës dhe solidaritetit.

Në lidhje me debatin politik mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Hoxhaj u shpreh se Kurti duhet të kishte bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën për UÇK-në në Tiranë, dhe jo të përpiqej ta godiste atë përmes një lufte hibride.

“Mendoj se Kurti duhet të bënte thirrje për rritjen e pjesëmarrjes masive në protestën e UÇK-së në Tiranë dhe mos ta godiste nëpërmjet një lufte hibride këtë gjëmë madhështore që po zhvillohej në Tiranë.”

Ish-ministri Hoxhaj,  kërkoi reflektim politik dhe institucional për të mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së dhe për të garantuar drejtësi për liderët që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

Next Post
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

SPAK: Drejtësia që tremb bandat, por përkëdhel sistemin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In