• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata shqyrton kërkesën e Bashës për ndryshimet statutore, do të dëgjohet edhe Rithemelimi

by A R
19/10/2023 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Gjykata e Tiranës shqyrton kërkesën e Lulëzim Bashës për të regjistruar ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin Kombëtar të 2 shtatorit. PD e Rithemelimit është thirrur nga gjykata për t’u dëgjuar.

Përmes një kërkese, PD e Rithemelimit i kërkon gjykatës pezullim të kësaj çështjeje dhe mosregjistrim të ndryshimeve statutore. Sipas këtij grupimi, nuk mund të ketë regjistrime shtesë, pa u zgjidhur çështja në themel se kujt i përket “vula”, çështje që pret gjykimin në Gjykatën e Lartë.

A2 CNN iu drejtua disa ditë më parë shallkës më të lartë të gjyqësorit për të mësuar më shumë rreth rekursit të bërë më 24 maj nga Rithemelimi, i cili kërkon të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ku vula i mbeti Sali Berishës.

Kjo çështje, për shkak të objektit që ka, “Rekurs(Prishje Rigjykim)” hyn te çështjet për të cilat gjykata investohet me procedurë të përshpejtuar. Për këtë arsye, por edhe për shkak të natyrës sensitive që ajo mbart, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ju bën me dije se ajo do të shqyrtohet shumë shpejt, në Dhomë Këshillimi.

Përgjigjja e Gjykatës së Lartë për A2 CNN

Berisha, që drejton Rithemelimin, ankohet prej muajsh se çështja vonohet enkas nga Gjykata Kushtetuese, me urdhër politik të Kryeministrit Rama, me qëllim që përçarja mes demokratëve të vijojë sa më gjatë, duke i dëmtuar ata përballë elektoratit.

Palët shkuan në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli ktheu përsëri çështjen në shkallë të parë, ku Berisha kishte arritur të regjistronte vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, përmes të cilave rimerrte kontrollin e Partisë Demokratike, duke larguar Lulzim Bashën dhe lidershipin e tij.

Sipas Apelit, Gjykata e Shkallës së Parë duhej të kishte pranuar si palë në proces edhe grupin e Bashës, ndaj pa hyrë në themel të çështjes, kërkoi rigjykimin e saj.

Kundër këtij vendimi të Apelit, Rithemelimi i Berishës iu drejtua Gjykatës së Lartë, me bindjen se gjithsesi nuk do të gjejë zgjidhje. Përveç përplasjeve ligjore, marrëdhënia ndërmjet demokratëve këto dy vitet e fundit ka njohur edhe përleshje fizike. 8 janari i vitit 2022 është simboli i kësaj përplasje ku njëra palë fortifikoi partinë duke e blinduar, ndërsa tjetra kërkonte të ngrinte flamurin e fitores duke e shpërthyer atë.
Berisha arriti të rimerrte selinë vetëm pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit të vitit 2022, ku Basha rezultoi forcë e tretë, duke u detyruar të japë dorëheqjen. Një pauzë jashtë reflektorëve që zgjati diçka më shumë se 1 vit, ku poltronën ia ruajti i besuari i tij, Enkelejd Alibeaj, për t’u rikthyer më pas edhe njëherë “de jure” si kryetar i PD-së, një logo tashmë e tkurrur si në lista anëtarësie, ashtu edhe në grup parlamentar.
/a.r
Next Post
“Mbi gjakun e mijëra njerëzve, Serbia e përjetësoi në bronz Drazhën”

"Mbi gjakun e mijëra njerëzve, Serbia e përjetësoi në bronz Drazhën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com