• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata rrëzon Rovena Gashin, kërkoi rrëzimin e urdhrit të Markut

by Java News
16/01/2018 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën e Rovena Gashit për pezullimin e urdhrit të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, e cila e largoi atë nga posti i Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e palëve, të avokatit mbrojtës së Gashit, Çlirim Gjata, dhe përfaqësueses së Prokurorisë së Përgjithshme, Pranvera Grugda, vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë të parë të Gashit.

Në përfundim të seancës, avokati Gjata tha se do t’i drejtohet Apelit për ta kundërshtuar këtë vendim. Ai ngriti pretendime se urdhri është në kundërshtim me ligjin dhe i pavlefshëm. Ai tha se largimi Gashit nga detyra është bërë pa motivacion.

“Urdhri i lirimit nga detyra është diçka cinike. Shkëlja e parë është bërë se urdhri është dhënë nga dikush që nuk e ka kompetencë. Dhe shkelja e dytë është sepse është liruar nga detyra një drejtoreshe drejtorie pa asnjë motivacion”, tha avokati Gjata.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Prokurorisë tha se nuk ka asnjë shkelje në urdhrin e Markut, dhe se latimi i Gashit është bërë në kuadër të mirëfunksionimit të organit të akuzës. Sipas saj, Gashi vazhdon të jetë prokurore. Në 31 janar do të mbahet seanca e radhës, dhe pritet të shihet se çfarë vendimi do të japë Gjykata ndaj kërkesës së Rovena Gashit.

Në kërkesën e saj, Gashi ka hedhur akuza ndaj Markut, duke pretenduar se shkak i lëvizjes, ka qenë kërkesa drejtuar KQZ-së, për heqjen e mandateve të dy deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica.Gashi thotë në padinë drejtuar Gjykatës Administrative, se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, nuk ka të drejtë të miratojë ose të ndryshojë organikën e Prokurorisë. Sipas Gashit, emërimi i saj në krye të Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë është bërë në bazë të urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilat janë ende në fuqi dhe se Kryeprokurorja e përkohshme, nuk mund të shkarkojë sipas kompetencave të Kryeprokurorit të përgjithshëm.

Next Post
FOTOT/ ‘Banka Kombëtare e Shqipnis’ pamjet e godinave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë në vitin 1925

FOTOT/ 'Banka Kombëtare e Shqipnis' pamjet e godinave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë në vitin 1925

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In