• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata ‘rrëzon’ Prokurorinë për krahun e djathtë të Habilajve: Sillni prova për ‘financierin’

by Java News
22/10/2017 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk është bindur plotësisht mbi provat e Prokurorisë, që ka marrë nga autoritetet italiane sa i takon organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, e pagëzuar si “dosja e Habilajve”.

Këtë fakt e vërteton vendimi i gjyqtares Liljana Baku, e cila ka vendosur vetëm 20 ditë burg, si masë sigurimi ndaj Nezar Seitit, i cili sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda është pjesë e grupit të narkotrafikut të Habilajve, në bazë të hetimeve dhe përgjimeve të kryera nga autoritetet italiane.

Por, mënyra e marrjes së materialeve që implikojnë Seitin dhe paraqitja e tyre para Gjykatës së Krimeve të Rënda nuk e kanë bindur këtë të fundit. Për këtë arsye, gjykata i la 20 ditë kohë Prokurorisë që të vërtetojë me prova, siç e parashikon ligji, implikimin e Nezar Seitit. Nezar Seiti njihet si ‘financieri’ i bandes se Habilajve

Të njëtin pretendim mbi anën proceduriale të marrjes së provave ka pasur në seancë edhe avokati i të arrestuarit.

“Gjykata vendosi pas asnjë bazë masën e sigurisë 20 ditë burg, pasi provat e Prokurorisë ishin marrë dhe paraqitur në mënyrë të gabuar, jo siç e parashikon ligji”, tha avokati Detar Hysi.

Ndërkohë, për Seitin ka edhe një masë sigurie nga autoritetet italiane, por Prokuroria e Krimeve të Rënda, paraditen e së dielës kërkoi ndaj tij masë sigurie për një procedim të nisur në vendin tonë, pas daljes në media të përgjimeve italiane.

Ndërsa për kërkesën e Romës për ekstradimin e tij pritet të shprehet Gjykata e Vlorës, që është kompetente për një kërkesë të tillë. Procedimi i hapur ndaj Seitit është i ngjashëm si ai ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. E nëse Tahiri do të paraqitej të dielën në gjykatë, Prokuroria nuk do të ishte bindëse për gjykatën me provat që ka aktualisht në duar.

Ndërkohë gjatë së dielës, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Armando Kocerrin, i cili u arrestua gjatë operacionit në Babicë, ku u sekuestruan 4 tonë kanabis sativa, drogë e cila sipas Prokurorisë dyshohet se ka qenë e grupit kirminal të Habilajve, por që vet i pandehuri nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për momentin./TCH

a.ç

Next Post
Shqiptari lidh të moshuarin italian dhe i grabit 100 mijë euro

Shqiptari lidh të moshuarin italian dhe i grabit 100 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

February 16, 2026
Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In