• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata rrëzon Llallën, hedh poshtë kërkesën për sekuestrimin e dokumenteve të ILDKPKI

by A R
17/11/2016 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e prokurorisë së Tiranës për të sekuestruar formularët elektronikë të deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të shtetit, është rrëzuar nga gjykata e Tiranës.

Hetimin me iniciativë të vetë kryeprokurorit Llalla, gjykata e ka quajtur si të paargumentuar në indicie dhe prova dhe nisur nga kjo situatë, ka vendosur të hedhë poshtë 6 vendimet e prokurorisë që kërkoi sekuestrimin e regjistrave, deklaratave elektronike etj.

Rrëzimi i vendimeve të prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e deklaratave të pasurisë në ILDKPKI, ka ardhur vetëm pak ditë pas kërkesës së juristëve të ILDKPKI-së të cilët i kërkuan gjykatës të shfuqizonte vendimet e sekuestrimit të prokurorisë.

Gjykata ka lënë në fuqi vetëm vendimet e sekuestros për rastin e deputetes Valentina Leksaj, ish-deputetit Kokëdhima dhe deputetit aktual të PS Rakip Suli.

Ndërsa pjesën tjetër të vendimeve të sekuestros janë rrëzuar totalisht. Më konkretisht është rrëzuar vendimi i sekuestrimit të të dhënave të ruajtura në serverin qëndror të sistemit kompjuterik nëpërmjet shkarkimit të të dhënave, si dhe të dokumentacionit,

Vendimit të sekuestrimit të dokumentacionit, kërkesës për vënie në dispozicion dokumentacioni”,Regjistrat fizike të procedurave për “Kontrollin e konfliktit te interesit”, për periudhën kohore nga krijimi i institucionit deri në datë 8 nëntor 2016.

Argumentet e ILDKPKI
Pak ditë më parë ILDKPKI i kërkoi Gjykatës së Tiranës heqjen e masës së sekuestros për 6 vendime të prokurorisë, të cilat i konsideron si të pa argumentuara dhe të mbështetura në qëllime të jo të ligjshme.

”Prokuroria nuk arsyeton se përse një hetim që përfshin më pak se tre vite veprimtari dhe vetëm 3 subjekte,  kërkon të sekuestrojë  të gjitha të dhënat që lidhen me gjithë vitet e ushtrimit të veprimtarisë nga ILDKPKI dhe me të gjithë subjektet që mbartin detyrimin për të deklaruar pasurinë dhe interesat private”-thuhet në kërkesën ankimore, ku  prokuroria akuzohet se është vënë në veprim për nisjen e hetimeve penale,  për qëllime jo të ligjshme.

“Prokuroria nuk është vënë në lëvizje për qëllime të ligjshme sepse dokumentet që kërkohen dalin jashtë sferës së objektit të hetimeve të filluara, kështu që nuk kanë se si të jenë të rëndësishme në vërtetimin e fakteve, siç edhe përcaktohet në nenin 208 të Kodit të procedurës Penale”-thuhet më tej në kërkesën ankimore të ILDKPKI-së.

Zyrtarët dhe konflikti i interesit
Koço Kokëdhima, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj dhe dhe shumë të tjerë, janë bërë pjesë e hetimit të prokurorisë, për të parë mënyrën se si kanë vepruar në të gjitha rastet zyrtarët e ILDKPKI.

Prokurorët thonë se pavarësisht mos heqjes së mandatit këtyre deputetëve,ILKDPKI-ja duhet të vepronte për të parë nëse ka shkelje të ligjit në kontratat që ata, kompanitë e tyre ose familjarët e afërm,kanë përfituar fonde publike nga tendera apo kontrata të ndryshme pune.

Në ditët në vazhdim,nuk përjashtohet mundësia edhe e thirrjes së inspektorëve të ILDKPKI-së për të dhënë shpjegime për veprimet dhe mos veprimet e tyre në dosjet ndaj tre deputetëve./Shqiptarja/a.m.

Next Post
VIDEO e frikshme/ Momentet kur hidhet në erë makina bombë e ISIS teksa i afrohej objektivit

VIDEO e frikshme/ Momentet kur hidhet në erë makina bombë e ISIS teksa i afrohej objektivit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In