• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata rihap dosjen e Antonio Karafilit, do të hetohet nëse i riu është vrarë

by A R
20/05/2021 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të Tetorit 2020 emisioni “Stop” ka transmetuar historinë për ngjarjen e ndodhur në 14 Qershor 2018 në pyllin e Voskopojës. Në atë kohë u gjet i varur në një pemë 18-vjeçari Antonio Karafili. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë të riun, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, e cila në atë kohë ishte vetëm 17 vjeçe.

Në dëshminë e saj para hetuesve e reja ka treguar se me Antonion atë ditë ishte takuar rreth orës 17:00 për të sqaruar një sherr që i dashuri i saj kishte me xhaxhin dhe kushëririn e saj. Po ashtu është shprehur se Antionio kishte bërë skena xhelozie duke e akuzuar atë se kishte një lidhje paralele.

Pas sqarimit të debateve që kishin me njëri-tjetrin, dy të rinjtë ishin ndarë rreth orës 20:00. E reja ishte larguar, por më vonë ishin njoftuar për ngjarjen e rëndë.

17-vjeçarja menjëherë kishte njoftuar prindërit e Antionies dhe së bashku shkuan ne vendin ku i riu ishte varur. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje se si gjeti djalin të varur në një degë pishe.

Për emisionin “Stop” ajo është shprehur që në fillim se djali i saj nuk është vetëvarur por është varur. Që nga Qershori i vitit 2018, ajo është drejtuar disa herë në prokurori e gjykatë për të vendosur drejtësi për djalin, çështja është zvarritur.

Pas marrjes së dëshmive dhe sigurimit të dosjes, emisioni “Stop” ka rindërtuar dhe ngjarjen dhe rezulton se Prokuroria nuk ka bërë ekspertizën siç duhet, pasi në dokumente thuhet se Antonio u var në një degë pishe 1.48 centimetra nga toka, por i riu ishte gati 1.80 centimetra i gjatë.

Prindërit e viktimës kanë hedhur dyshime të forta se prokurorja që kishte në fillim dosjen nuk ka bërë hetime siç duhet dhe tashmë çështja është në duart një tjetër prokuroreje. Por edhe këtë herë prindërit e viktimës thonë se nuk kanë gjetur drejtësi, pasi prokurorja Odeta Todorushi nuk ka kërkuar hetime të tjera, por ka kërkuar pushimin e çështjes.

Mimoza Karafili ka treguar se prokurorja nuk ka pranuar të takohet me ta dhe e akuzojnë se i ka kërcënuar. Lidhur me këtë ngjarje “Stop”, pas shumë kërkesave, ka arritur që të takohet dhe me Prokuroren, Todorushi, por kjo e fundit nuk pranon të flasë.

Mamaja e Antionios edhe pse çështja është zvarritur, nuk është ndalur duke kërkuar drejtësi për djalin e saj. Ajo thotë se ka prova që djalin ia kanë vrarë dhe nuk është vetëvrarë. Mimoza Karafili ka kërkuar rihetim dhe bërjen e një ekspertize të re.

Nga ana tjetër drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra, ka publikuar sot dhe një fakt tjetër lidhur me këtë çështje duke treguar se ka bërë një denoncim për dy prokuroret e Korçës, por siç thotë ai SPAK nuk ka nisur hetimet.

Në kthimin e përgjigjes për emisionin “Stop”, prokurori Klodian Braho thotë se nuk ka gjetur asnjë shkelje në dosjen e Antioni Karafilit. Kodra po ashtu ka njoftuar se çështja është marrë në dorë nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, ku është nisur një inspektim dhe tashmë hetimet do të bëhen nga një prokuror tjetër.

Nga ana tjetër Gjykata Korçës, ka kthyer sërish çështjen për hetim edhe për 4 muaj dhe tani ky rast do të hetohet për vrasje dhe jo për vetëvarje.

Next Post
BE jep ‘dritën jeshile’ për pasaportën e vaksinimit, si do të funksionojë ‘EU Digital certificate”

BE jep 'dritën jeshile' për pasaportën e vaksinimit, si do të funksionojë 'EU Digital certificate"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In