Në gjykatën e Apelit u shty sërish këtë të martë gjyqi ndaj deputetit Ervin Salianji, në lidhje me atë që njihet si çështja “Babale”.
Deputeti, i Partisë Demokratike kërkoi përjashtimin e Relatores së trupit gjykues, Edlira Petri, nën argumentin se bashkëshorti i saj Sokol Sadushi është në konflikt interesi lidhur me këtë çështje.
Gjithashtu, edhe përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, avokati Indrit Sefa, paraqiti kërkesë për përjashtimin e Relatores së trupit gjykues, Edlira Petri.
Gjykata e Apelit bën me dije se në lidhje me këto dy kërkesa, në bazë të shortit elektronik, u vendos që çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali.
/s.f