• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata pezullon punimet për Muzeun Hebraik në Vlorë, pranohet kërkesa për sigurimin e padisë

by A. Q
16/10/2026 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata pezullon punimet për Muzeun Hebraik në Vlorë, pranohet kërkesa për sigurimin e padisë

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë, duke pranuar kërkesën për sigurimin e padisë të depozituar nga kundërshtarët e projektit.

Lajmi është bërë publik nga përfaqësuesit e nismës për mbrojtjen e monumentit pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria”, të cilët bëjnë me dije se vendimi i gjykatës ka efekt të menjëhershëm dhe do të mbetet në fuqi deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

Sipas tyre, vendimi përbën një hap të rëndësishëm në procesin ligjor që synon mbrojtjen e monumentit dhe garantimin e respektimit të legjislacionit për trashëgiminë kulturore.

Sipas gazetares së RTSH-së në Vlorë, Përfaqësuesit e nismës theksojnë se kundërshtimi i projektit nuk lidhet me historinë e komunitetit hebre në Vlorë apo me përpjekjet për ta nderuar atë, por me mënyrën se si po realizohet ndërhyrja pranë një monumenti me vlera historike për qytetin.

Ata kujtojnë se kujtesa e hebrenjve të Vlorës, si dhe kontributi i familjeve vlonjate që i strehuan dhe i mbrojtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë lokale dhe kombëtare.

Megjithatë, sipas tyre, vlerësimi i kësaj trashëgimie nuk duhet të bëhet në dëm të monumenteve të tjera historike.

Përfaqësuesit e nismës kanë falënderuar 1.034 qytetarët që kanë firmosur peticionin kundër ndërhyrjes, si dhe personat që iu drejtuan gjykatës për të kërkuar ndalimin e punimeve deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Ata bëjnë të ditur se beteja ligjore do të vijojë edhe në fazat e ardhshme, me synimin për të garantuar transparencën, ligjshmërinë dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit të Vlorës.

Projekti për ndërtimin e Muzeut Hebraik ka shkaktuar debat publik gjatë muajve të fundit dhe është kundërshtuar nga qindra qytetarë, të cilët kanë organizuar edhe protesta, duke kërkuar ruajtjen e monumentit pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria” dhe rishikimin e projektit.

Next Post
Francë, a po manipulohen politikisht protestat në prag të zgjedhjeve?

Francë, a po manipulohen politikisht protestat në prag të zgjedhjeve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com