Njëzet e tre aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” , të cilët për gjashtë seanca radhazi nuk janë paraqitur në gjykatë, do të sillen me “forcë” në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan “Koha Ditore”. Ata bashkë edhe me katër të tjerë po akuzohen për dy veprat penale: pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, si dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme. Më saktësisht, për dëmtimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009.
Në mesin e tyre janë edhe deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sfeçla, sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj dhe zëdhënësi për medie në këtë lëvizje, Frashër Krasniqi.