Gjykata për Krimet e Rënda ka nisur sot procesin gjyqësor ndaj Domart Konjarit.
Gjykata refuzoi kërkesën e avokatit mbrojtës për transferim të procedimit penal në Francë. Konjari do të gjykohet në mungesë.
Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale të kryera në Francë, mes të cilave “trafik i narkotikëve”, “organizate kriminale” dhe “pastrim parash”.
Konjari u arratis pak pasi Apeli për Krimet e Rënda zbuti masën e sigurisë “arrest në burg” ne “detyrim për paraqitje”.
a.ç