Gjykata e Posaçme do të bëjë një përpjekje të fundit të hënën për të njoftuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe avokatët e tij mbi vendimet e shpallura ndaj tij prej datës 20 tetor kur u shpall verdikti i parë i masës “Detyrim paraqitje”, e më pas vendimi në mungesë ku ish-funksionari u mbrojt nga një avokat falas.
Cilido qoftë rezultati që mund të jetë marrje dijeni për vendimin apo refuzim, lëvizja e fundit e gjykatës që do të kryhet përmes ftuesve pritet të pasohet me dërgimin e ankimimeve të pjesshme në Gjykatën e Apelit.
Por ndërkohë nga depozitimi i ankimimit të pjesshëm i mbrojtjes që këmbëngul se nuk e ka marrë vendimin e zbardhur, prej 12 ditësh dosja ka ngecur në sekretarinë e gjykatës së shkallës së parë antikorrupsion.
Kjo do të thotë se mes insistimeve seri për ta njoftuar dhe refuzimeve të vazhdueshme nga Berisha, mundësitë janë që deri në datën 20 nëntor dosja të qëndrojë e ngrirë pra as në apel dhe as në shkallën e parë.
Megjithatë në një situatë kur ish-kryeministri nuk i është bindur gjykatës për tu paraqitur në 6 nëntor dhe kur vendimi qëndron në fuqi edhe për të hënën e tretë të këtij muaji, gjatë ditës gjykata zbardhi një tjetër vendim ndaj ish-kryeministri dhe Jamarbër Malltezi në të cilin arsyeton se përse hodhi poshtë kërkesat e tyre për shuarje mase sigurimi.
Gjykata thekson se të drejtat e personave të hetuar nuk janë shkelur. Gjykata citon tre qëndrimet e Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut të qytetarëve kundër Greqisë, vendeve të Ulëta dhe Francës.
Në një të mëparshëm të zbardhur gjykata kujtoi të gjitha vizitat e policisë në adresat e ish kryeministrit për ta vënë në dijeni dhe se si autoritetet u kthyen mbrapsht.
Lufta e komunikimit shkresor kulmon javën që vjen që është edhe e fundit, përpara datës 20 nëntor, ditë prej të cilës nëse Berisha nuk paraqitet, nuk është më në lojë gjykata, por durimi i SPAK./tch
Sali tek burgu i vjeter ta fshish me leter.
Po pse nuk merret per zhap te bythes e te japi llogari..ka ligjw apo jo..