Gjykata e Tiranës ka njohur përfundimisht dënimin e dhënë nga drejtësia italiane për Ilir Pajën, i njohur me pseudonimin “Ufo”.
Ilir Paja është dënuar me 25.4 vite burg në total. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se duke zbritur 4 muaj e 26 ditë paraburgim, Ilir Paja do të vuajë përfundimisht 24 vite, 8 muaj e 20 ditë burgim vrasje dhe rrëmbim.
I konsideruar si një nga personat më të kërkuar nga Policia, ai qëndroi për 5 vite në arrati pasi u lirua nga ish-gjyqtarja Enkeleida Hoxha në 2017-ën, teksa ishte duke vuajtur një dënim për 17 vjetësh për plagosjen e një punonjësi policie në vitin 2008 në Tiranë.
Ilir Paja u arrestua në fillim të Nëntorit 2022 në zonën e Laprakës pasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane, të cilave i ishte shmangur duke u arratisur nga burgu i Peruxhias, duke përdorur si litarë disa çarçafë të lidhur së bashku.
/s.f