Gjykata në Bosnjë e Hercegovinë ka caktuar masë kufizimit për gjeneralin Atif Dudakoviq dhe 12 të dyshuarve të tjerë nga Korpusi i Pestë i Armatës së BeH, të akuzuar për krime lufte, bën të ditur portali Klix.ba. transmeton Koha.net.
Për ish-komandantin e Armatës së Bosnjës e Hercegovinës dhe 12 të tjerët, që u arrestuan me dyshimin për krime lufte ndaj serbëve, Prokurori kishte kërkuar masën e paraburgimit, por Gjykata ka caktuar vetëm masën e kufizimit, duke i lënë të lirë. (b.an)