• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata lë të lirë zv.drejtorin e Kadastrës Durrës, akuzohet si i përfshirë në skemë abuzive me pronat

by Java News
14/08/2019 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Arben Isakun, zv. drejtor i  Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës  i cili akuzohet se është përfshirë në një skemë abuzive të dhënies së legalizimeve në qytetin bregdetar.

Seanca për masën ndaj Isakut është zhvilluar mesditën e kësaj të mërkure pa praninë e mediave. Ka qenë organi i akuzës i përfaqësuar nga Sokol Nishani i cili ka kërkuar këtë masë sigurie e cila më pas është pranuar nga gjyqtarja Dhurata Bilo. Isaku në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin lëshuar leje legalizimi me dokumente të falsifikuara për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Ndaj tij Prokuroria kishte nxjerrë një urdhër arresti por një ditë më pas Isaku u vetëdorëzua në polici. E njëjta masë u dha edhe për specialistin Flavio Rexha i cili u dorëzua dje së bashku me eprorin e tij Isaku. Aktualisht Isaku aktualisht mban postin e sekretari organizativ i PS në qytetin e Durrësit.

Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale,  por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës. /l.m

Next Post
Zbulohen fakte tronditëse, Emiliano Sala u helmua, ja çfarë u gjet në trupin e tij

Zbulohen fakte tronditëse, Emiliano Sala u helmua, ja çfarë u gjet në trupin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com