• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata lë në burg policin spiun të “Shqiponjave”

by A R
17/09/2017 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë, konfirmoi masën e sigurisë arrest me burg për Engrid Hënajn, 30 vjeçarin ish-efektiv i njësisë Shqiponja në Tiranë, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Ai akuzohet se ka informuar Fation Lilën, i cili ishte nën kërkim dhe më pas i dyshuar si autor i një sërë vjedhjesh me armë e me dhunë të kryera në Kavajë ndaj pikave të ndryshme të këmbimit valutor. Po ashtu Lila akuzohet edhe për vjedhjen e banesave të ndryshme në këtë qytet, si dhe në zonën e plazhit.

Efektivi i policisë nuk pranoi të fliste apo të jepte deklarime para gjykatës mbi rrethanat e hetimit të çështjes ndaj tij. Përfaqësuesi i prokurorisë kërkoi që Hënaj të qëndronte në masën e sigurisë burg pa afat të vendosur nga Gjykata e Kavajës Javën e kaluar. Si prova prokurori paraqiti një sërë përgjimesh të kryera gjatë hetimeve parprake ndaj tij.

Në këto përgjime, Hënaj është regjistruar të komunikonte me Fation Lilën. Ndër të tjera ish- efektivi njësisë elitë “Shqiponja”, informonte të kërkuarin se ishte në sistemin e kërkimit policor. Po ashtu ai i rekomandonte të lidhte kontakte me prokurorin e çështjes me qëllim që të mbyllte hetimin ndaj tij. Fation Lila u arrestua disa javë më parë nga policia e Kavajës, dhe gjatë kqyrjes së telefonit, u zbulua se ai kishte komunikime me efektivin e policisë. /klan/b.d

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Pushteti ekzekutiv po migron në adresë të paditur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com