Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtatë adoleshentët që akuzohen për abuzimin seksual me shoqen e tyre.
Ndërkohë, një tjetër person është shpallur në kërkim si i përfshirë në skandalin e shkollës 9-Vjeçari “Rilindja” në Kavajë.
Mësohet se një 15-vjeçar po kërkohet nga policia për të njëjtën akuzë. Më herët prindërit e 14-vjeçares së abuzuar treguan detaje tronditëse.
Ata u shprehën për mediat se të bijës i është bërë presion përmes një video që t’i nënshtrohej abuzimit në grup.
Adoleshentët e Kavajës akuzohen për abuzime seksuale me të shtetas të mitur. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.
/javanews/a.r