• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

by A R
02/12/2025 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të martë, 2 dhjetor 2025, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, do të mblidhet për të shqyrtuar padinë e bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Këshilli i Ministrave për konfliktin e kompetencave mes ekzekutivit dhe Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion për pezullimin e zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Numri dy i kabinetit u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra në sajë të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe.

Më 22 nëntor, GJKKO verifikoi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për Ballukun.

Masa e “arrestit në shtëpi” u caktua për kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administratorin e KESH, Erald Elezi, pas hetimeve të kryera për Unazën, specifikisht lotin e katërt të saj.

Pas akuzave nga kampi opozitar, kreu i qeverisë, Edi Rama mohoi çdo ndërhyrje dhe deklaroi dje se ankimin e vendimit të GJKKO-së e ka bërë si kryetar i qeverisë, për çështje parimore dhe jo personale.

Sipas tij, legjitimimi i pezullimit të ministrave me vendim të prokurorit apo gjyqtarit do të krijonte një precedent të rrezikshëm për funksionimin e pushteteve në vend.

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ka ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres? E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ, një ministre, që në këtë rast është edhe zv.kryeministre, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidentit nga një prokuror e gjykatës.

Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamentit për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”, ishte reagimi më i fundit i Ramës.

Edhe në podcastin e tij të dielën, kryeministri citoi Komisionin e Venecias dhe Gjykatën e Strasburgut sa i takon këtij rasti, që siç ai e ka theksuar shpesh, është i paprecedentë edhe përtej kontinentit.

“Qëndrimi i Venecias është shumë i prerë: Gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarët e qeverisë, sepse duke bërë këtë, së pari cenojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit e kryeministrit, nëse Gjykata e pezullon ndërhyn në qeveri, merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit, dhe kjo konsiderohet shkelje e palejueshme e ndarjes së pushteteve”, deklaroi Rama më 30 nëntor.

Njoftimi i GJKKO-së për çështjenShkarko këtu

Reagimin e parë për çështjen “Balluku”, Rama e pati ditën e Samitit të Planit të Rritjes që u mbajt në Tiranë më 21 nëntor. Krah Komisioneres për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, kreu i qeverisë shqiptare paralajmëroi kundëpërgjigje vetëm ligjore ndaj vendimit, duke theksuar se ky i fundit cenon pavarësinë e ekzekutivit dhe tejkalon kompetencat e një institucioni drejtësie. Megjithatë, Rama e ka thënë shpesh se “qeveria do e garantojë gjithnjë pavarësinë e gjyqësorit, me çdo çmim”.

Komisionerja Kos nuk e komentoi rastin, ndërsa nënvizoi se Shqipëria ka bërë luftë të rëndësishme kundër korrupsionit.

Balluku nuk ka dhënë asnjë koment deri më tani, ndërsa deklarata e saj e fundit ishte në foltoren e Kuvendit ku tha se “nuk do të merret kurrë me prokurorë e gjyqtarë”.

“Nuk do prononcohem kurrë për çështje nën hetim pasi ato kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë ajo! Por, unë si gjithë kolegët e mi, mbështesim reformën në drejtësi, edhe kur prekemi personalisht pasi ndryshe nga sa thoni, PS-ja është një formacion politik serioz, i vetmi në Shqipëri, ku fjala e secilit dëgjohet e ka peshë, ndaj në respekt të plotë të saj nuk kam asnjë koment”, u shpreh Balluku më 19 nëntor.

Next Post
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

Pas takimit me më të votuarit e PD-së, Salianji nis nga Durrësi takimet me qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seancë plenare, protestë para Kuvendit dhe masa sigurie, çfarë pritet të ndodhë nesër në Tiranë?

Seancë plenare, protestë para Kuvendit dhe masa sigurie, çfarë pritet të ndodhë nesër në Tiranë?

July 26, 2026
Kujdes nëse udhëtoni nesër drejt Greqisë! Pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë (Oraret)

Kujdes nëse udhëtoni nesër drejt Greqisë! Pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë (Oraret)

July 26, 2026
VIDEO/ Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi mbulon qytetin! Pesë vatra aktive rëndojnë situatën në Vlorë

VIDEO/ Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi mbulon qytetin! Pesë vatra aktive rëndojnë situatën në Vlorë

July 26, 2026
Zyrtare/ Champions League hap siparin, 36 klube në garë për trofeun që mbron PSG

Zyrtare/ Champions League hap siparin, 36 klube në garë për trofeun që mbron PSG

July 26, 2026
VIDEO/ Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!

VIDEO/ Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!

July 26, 2026
Kur “Besa” hyn në qeveri

Kur “Besa” hyn në qeveri

July 26, 2026
Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

July 26, 2026
Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

July 26, 2026
Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

July 26, 2026
Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In