• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Kushtetuese, Pro apo Kundër Presidentit ?

by Java News
03/06/2021 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Tashmë për herë të dytë, Kuvendi kërkon shkarkimin e Presidentit. Nëse herën e parë ishte Komisioni i Venecias që se miratoi kërkesën, duke e quajtur si të pa bazuar, herën e dytë do jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do dalë me një vendim përfundimtar.

Kërkesa e Kuvendit është një kërkesë e mbështetur në Kushtetutë. Pra, deri në këtë moment, jemi brenda ligjit por jemi me sa duket jashtë moralit. Kjo, pasi akuzat e ngritura nuk përputhen me kërkesat e Kushtetutës. Qartazi, ato përputhen me kërkesat e shumicës, të cilat, janë politike. Si të tilla, duket se kalojnë limitin e abuzivitetit në këtë rast.

Shumica kuvendare ngutet në kërkesën e saj. Ajo kërkon me çdo kusht ta miratoi këtë kërkesë në seancë plenare. Kjo, për të vetmen arsye, pasi është e bindur se kjo kërkesë, nuk mundet të miratohet në Kuvendin e ri.

Duke e miratuar në këtë kohë, duket qartazi se kjo kërkesë është e paligjshme. Pa ligjshmërinë ja jep arsyetimi i fakteve, nga ku, bazohet kjo kërkesë. Ja jep dhe vetë ky Kuvend. Jo vetëm se është në kufijtë e mbarimit të tij, por dhe nga joligjimiteti që ky Kuvend ka.

Nëse shohim me vëmendje po citoj:

Neni 90

  1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij
  2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
  3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Pra, në pikën 1,duket se shkruhet qartë për mos përgjegjësin e Presidentit gjatë ushtrimit të detyrës. Kjo pikë është e vendosur nga ligjvënësi. Pikërisht për të mos abuzuar ( si në rastin e parë por dhe të dytë) me postin e Presidentit.

Pa dyshim se pika 2, i jep të drejtën Kuvendit të marrë nisma për shkarkim, por pa i tejkaluar ato.

Ndërsa pika 3 është pika ku, ligjvënësi me të drejtë i ka përcaktuar rastet nominalisht. Këtu ligjvënësi ka pasur parasysh pikërisht abuzimin që mund të bëhet me pikën 2 të nenit 90 të Kushtetueses.

Kjo kërkesë e tregon qartazi nivelin e ulët të Kuvendit. Tregon se deputetët janë ushtarë të bindur të Liderit të tyre. Ata mundet të bëjnë çdo veprim dhe pse me pasoja të rënda juridike pasi ky moment u kthye në një precedent. U kthye në një betejë të pastër politike, sidomos mes Ramës e Metës.

Nëse do kishim vërtetë një krim, apo thirrje për revoltë, përse nuk e arrestoi prokuroria në flagrancë? Pra në momentin që u bë kjo thirrje, prokuroria kishte të gjithë legjitimitetin e duhur për ta bërë një veprim të tillë.

Por tashmë jemi në kushte të tjera. Deklaratat e Metës nuk sollën asnjë efekt. Ato mbeten thjesht në kuadrin e deklaratave, duke mos përbërë vepër penale. Kjo situatë është e njëjtë kur: – një person apo grup personash, kërkojnë të kryejnë një vepër penale. Me gjithë përgatitjen e bërë, ata tërhiqen nga kjo vepër. Pra vepra mbetet e pa realizuar. Në këto kusht, askush nuk mund të dënohet në raportin e Kuvendit, ku janë rreshtuar një varg me pika të ndryshme. Në thelb, ato janë më së shumti, një fjalor i pa përshtatshëm apo emocional. Por dhe shprehja e Metës: “Rrëmbeni kosa, kosore, cfurqe etj., e dilni të mbroni votën”

është një thirrje më së shumti për një gatishmëri ndaj atyre që vijnë për të blerë votën. Pra e gjitha duket se është në kuadër të votës.

Por a i ka kaluar kompetencat Presidenti?! Duke parë këto 30 vjet dhe qëndrimet e presidentëve të mëparshëm, duket se jemi në tejkalim kopetencash, por realisht Presidenti është dhe kryetar shteti. Si i tillë ai ka informacione në lidhje me situatën. Nëse do heshtën dhe do dilte më pas të thoshte se, unë e dija që do blihej vota, çfarë do thoshin qytetarët ? Por a ishte një lloj parandalimi i një masakre zgjedhore ky qëndrim? Gjykoj se po. Por a mundet të hesht presidenti karshi një situate të tillë, ku pushteti është në duart e një partie ? Nëse do hesht, atëherë gjithkush me të drejtë do ta quante palë.

Tashmë është e qartë që çdo gjë do zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në Drejtësi, tashmë është në një provë të madhe. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese nuk ka treguar pozicionin e saj real. Kjo për vetë faktin se në kushtet normale, Gjykata Kushtetuese, duhej të merrte në shqyrtim legjitimitetin e Kuvendit. Kjo do bënte të mundur dhe ligjitimitetin e të gjitha ligjeve të prodhuara pas daljes së Opozitës nga Kuvendi ose rrëzimin e tyre në bllok. Mos marrja e këtij vendimi tregon se Gjykata Kushtetuese nuk është në lartësinë e pavarësisë së saj.

Po në rastin e Presidentit, çfarë vendimi do marrë ? Nëse do niset nga Kushtetuta, ajo nuk ka asnjë bazë ligjore për shkarkimin e tij. Pasi, çdo gjë është deklarative dhe pa pasoja. Por nëse do marri një vendim për shkarkim, atëherë do legjitimoi me vendimin e saj se nuk është një gjykatë e pavarur dhe se funksionon si një organ partiak. Por dhe nëse vendimi nuk është unanim, atëherë përsëri kemi një Gjykatë Kushtetuese të jetë e kapur nga partia shtet. Kjo është mjaft e rrezikshme por bëhet dhe më e rrezikshme pasi, do kuptoi gjithkush se drejtësia në tërësinë e saj është e kapur nga politika.

Presidentin mundet ta dënosh moralisht për qëndrimet e tij, por jo ta shkarkosh me vendim gjykate. Ky do jetë precedenti më i keq që do këtë pasoja të mëtejshme. Nëse Meta ka shkelur ligjet e shtetit e nëse ka abuzuar me detyrat që ka pasur apo nëse gjatë viteve është korruptuar dhe ka fakte konkrete, nuk është e nevojshme që të ndiqet kjo rrugë. Është e mjaftueshme heqja e imunitetit, me kërkesën e prokurorisë ose me vullnetin e tij të lirë. Kjo do përbënte dhe shkeljen kryesore për shkarkimin e tij.

Nëse themi se, të gjithë janë të barabartë para ligjit, ashtu duhet të jenë dhe në zbatimin e procedurave ligjore. Pasi kjo, do tregonte se vërtetë zbatohet barazia dhe funksionon shteti i së drejtës.

*Avokat

Next Post
BE përgënjeshtron ish-prokurorin Llalla: Vlahutin nuk i ka kërkuar kurrë atij arrestimin e Berishës!

BE përgënjeshtron ish-prokurorin Llalla: Vlahutin nuk i ka kërkuar kurrë atij arrestimin e Berishës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In