• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

by Mero Baze
08/02/2026 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mbetja në fuqi e pezullimit të Belinda Ballukut si ministre pas dështimit të Gjykatës Kushtetuese për të marrë vendim, e bën të pakuptimtë masën e dytë të sigurisë që SPAK i ka propozuar GJKKO-së, për të marrë autorizim për heqje të imunitetit të zonjës Balluku.

Masa e dytë e propozuar nga SPAK erdhi pas rezistencës së qeverisë për të pranuar masën e pezullimit si të ligjshme dhe çuarjen e saj për gjykim në Gjykatën Kushtetuese.

Tani dështimi i Gjykatës Kushtetuese, përveçse la qeverinë pa përgjigje, lë në fuqi praktikisht edhe masën e parë të SPAK-ut, atë të pezullimit të saj nga detyra.

Duke qenë se Balluku është aktualisht e pezulluar, shumica duhet të ndërpresë procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit, pasi ka ngelur në fuqi propozimi i parë i SPAK-ut, ai i pezullimit. Ajo prej të premtes nuk është më ministre dhe si e tillë bie edhe arsyetimi se ajo ndikon në hetime.

Kërkesa e dytë e SPAK-ut në këto kushte bëhet e panevojshme dhe, meqë është në procedurë në Kuvend, mund të ndërpritet.

SPAK e argumentoi kërkesën në GJKKO me faktin se Balluku dhe qeveria rezistuan kërkesës për pezullim duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese. Tani kjo çështje u konsumua dhe nxitimi i SPAK-ut për të kërkuar një masë të re është i panevojshëm.

Ndryshe edhe gjithë zhurma që vendimi i Gjykatës Kushtetuese godet Ballukun humbet kuptimin. Fakti që të gjithë thonë se zonja Balluku e humbi gjyqin në Kushtetuese, atëherë SPAK ka fituar të drejtën e tij për ta pezulluar.

Praktikisht Belinda Balluku nuk është më ministre dhe kërkesa fillestare e SPAK-ut është zbatuar. Beteja e qeverisë për të detyruar Gjykatën Kushtetuese të shprehet rreth ligjshmërisë që ka kjo kërkesë u rrëzua për shkak të kuorumit dhe barazimit të votave. Tani, kur Gjykata të plotësohet me nëntë vetë, qeveria mund ta përsërisë kërkesën pa e lidhur me rastin në fjalë, por duke marrë shkak nga mungesa e përgjigjes, e cila ka rëndësi për të ardhmen e ndërveprimit të pushtetit gjyqësor me atë politik.

Për zonjën Balluku, mosdhënia e përgjigjes lë në fuqi masën e parë të SPAK-ut. Tani nuk mund të zbatohen njëkohësisht dy masa ndaj Ballukut, edhe masa e parë, ajo e pezullimit, dhe propozimi i dytë që është kërkesa për heqje imuniteti për arrest. Përndryshe pastaj i bie që SPAK injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullim dhe ka humbur argumentin pse ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë.

Next Post
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Comments 1

  1. Fabian says:
    2 months ago

    Me llogjikë, ke të drejtë ti Mero Baze, sepse kështu funksionon proçedurialisht.
    Pooooooor, në mëndjet e spakistëve, të tipit Dado-Dumani, mund të presësh çdo gjë, duke filluar që “pjellin edhe mushkat” e deri tek “kapërceu ylberin dhe nderroi seks”…..
    Çmënduria e “analfabetëve potencialë” të pa horizont njerezor e kulturor qytetar, të mbrujtur me katundarizmin e origjinës të afërt e të largët të tyre, ka bërë e bën që pothuaj në të gjithë trupën spakiste, të mbizoterojë injoranca e mbi të gjitha mllefi inatçor katundar, si dhe njohja e përciptë e jurisprudencës, që ata medemek po zbatojnë.
    Përgjegjësi direkte për këtë gjendje, ka kjo maxhorancë dhe KM -Rama veçanerisht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In