• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Kushtetuese është sjellë si Gjykatë Penale ndaj Ilir Metës

by Mero Baze
17/02/2022 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka rishkruar dhe rindërtuar figurën e presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke e portretizuar atë si një kriminel potencial, të cilin e instrukton se si duhet të mbrohet nga ligji.

Me këtë vendim, presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka fituar të drejtën të shkelë Kushtetutën në një shkallë të mjaftueshme, aq sa të mos konsiderohet e rëndë. Gjykata ka vlerësuar se presidenti e ka shkelur Kushtetutën, por jo në atë shkallë sa ta shkarkojmë. Po ashtu, ka vlerësuar se Kuvendi ka konstatuar me të drejtë shkeljet e Kushtetutës, por e ka tepëruar kur ka kërkuar që për ato të shkarkohet.

Nuk po i hyj arsyeve që kanë çuar anëtarët jo magjistratë të Gjykatës Kushtetuese në këtë përfundim. I vetmi magjistrat në atë trupë, Altin Binaj, ka votuar të shkarkohet. Pjesa tjetër e gjykatës aktuale, është e mbushur me qoka politike.

Institucioni i presidentit të Republikës është institucioni më i lartë solemn i vendit dhe që e ka për detyrë të jetë simbol i integritetit moral dhe figurës përbashkuese në vend.

Si i tillë, ai është i prekshëm dhe i ndjeshëm dhe ndaj vetëpërbaltjes morale, e jo më ligjore, të figurës së presidentit.

Gjykata jonë kushtetuese ja ka hequr këtë solemnitet. Gjykata e quan normale, që presidenti të sillet si alabak rrugëve, të dalë në fushatë elektorale, të kërcënojë për dhunë, të pijë kafe me kapuç me persona në kërkim në shtëpi të miqve të tij, të shkojë nëpër selira partish e të zihet me rojet, pastaj të postojë foto me qen e mace në Instagram, me shpresë se po jep mesazhe politike.

Fatmir Sejdiu, ish-presidenti i Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, vetëm se Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi mospërputhjen e mandatit të presidentit me atë të kryetarit të LDK, në momentin që ai u zgjodh president. Pra kishte nënvleftësuar  të jepte dorëheqje në kohë, nga kryetar i LDK. Dhe iku, për të respektuar solemnitetin e postit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk tha as që ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës, as shkelje e lehtë, ashtu siç nuk mund të thuhet për një grua, që është pak shtatzënë, jo aq shumë sa duket. Ose është shtatzënë, ose nuk është.

Por ajo që është më e rënda, është se Gjykata jonë Kushtetuese, është sjellë si Gjykatë Penale ndaj Ilir Metës. Ajo e ka trajtuar atë si kriminel të përfshirë në një krim dhe është marrë me lehtësimin e masës së dënimit. Pak a shumë ajo ka bërë interpretime penale, duke vlerësuar se sa të rënda janë krimet e presidentit.

Ajo i ka dhënë të drejtë vetes, të cilësojë një shkelje kushtetuese të zakonshme nga një shkelje kushtetuese të rëndë.

Fjala vjen, fakti që Ilir Meta anuloi zgjedhjet dhe futi Shqipërinë në spiralen e një lufte civile, e quan shkelje jo aq të rëndë, meqë lufta nuk ndodhi. Dhe për këtë nuk gjen lidhje shkak- pasojë, ndaj e quan shkelje jo dhe aq të rëndë.

Është njësoj si një kriminel që e ka shkrepur armën kundër dikujt, por atë e ka mbrojtur dikush tjetër dhe nuk ka vdekur. Dhe gjykata i ul dënimin.

Kështu e trajton Gjykata jonë Kushtetuese përgjegjësinë e presidentit të Republikës, në përpjekjen e tij për destabilizimin e vendit. Ka marrë atributet e një gjykate penale ndaj një personi të kapur në krim dhe i ka zbutur dënimin.

Tani e tutje ne do kemi Ilir Metën e padënuar, por presidentin e Republikës potencialisht një kriminel të mrbojtur me ligj. Falë Gjykatës Kushtetuese.

Së fundmi, nga pikëpamja etike, Gjykata ka shkruar një vendim me nervozizëm dhe agresivitet, sikur ta ketë shkruar Ilir Meta. Nëse shikon fjalitë e shkruara nga Gjkykata, ka fjali të përsëritura me nervozizëm, të tipit “nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Është fjali tipike e përsëritur, si ato tiket nervore të Ilir Metës kur i ikën truri, siç u bërtiste rojeve tek godina e FRD, “përjashta ë.., përjashta ë.., përjashtë ë…”.

Kjo fjali është përsëritur shtatë herë me nervozizëm, çka tregon mungesën e qetësisë dhe presionin nën të cilën Gjykata ka shpallur vendimin në mesnatë, kur mendonin se Shqipëria po flinte.

Të gjithë e njohim historinë e presioneve të Ilir Metës mbi drejtësinë. Të gjithë e dimë historinë e kasetës së tij që u shpall “se nuk ekziston”, nga një gjykatë me pesë anëtarë. Të gjithë e dimë çfarë kanë hequr anëtarët e kësaj gjykate, duke ju trokitur në derë çdo ditë, përfshi dhe akuzat publike të Ilir Metës. Të gjithë e kuptojmë tani këtë produkt të tyre, si një mungesë e personalitetit të tyre.

Dhe nuk kanë shumë faj. Janë njerëz të rëndomtë, të marrë nga jashtë sistemit me qoka politike dhe janë çuar në institucionin më të lartë të drejtësisë në vend, në atë institucin ku bota çon juristë 80- vjeçarë, nga ata që përtojnë të ngrejnë dhe vetullat të të shikojnë kush je, e jo më të dëgjojnë kërcënimet e tua.

Tani pasi e kemi bërë vetë këtë Gjykatë kështu, nuk është e ndershme t’u kërkojmë të jenë dhe gjykatës të Kushtetutës, disa njerëz që në këtë qytet askush prej nesh s’do ti merrte as për avokatë. Përveç Ilir Metës, që paguan çdo gjë kur është në hall.

Next Post
Big Market zgjeron rrjetin dhe dashurinë për cilësinë!

Big Market zgjeron rrjetin dhe dashurinë për cilësinë!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    GJK eshte sjedhe sipase porosise se sh edvin karapushtit,arsyeja me demek se organet e drejtesise jane te pa varura,e ja dhjesin prlamentit qesharak te Shqiprise.Kto jan faktet e barbarve qe dihen tani me 4 tershja antishqiptare,plaku hajdute e vrases,lir floriri i njejte si plaku e dvin karapushti,me kta edhe lyli pushti,pjedhe e plakut vazhdojne shkatrrimin e vendit.Te nderuar shqiptare kjo eshte drejtesia e reformuar,ku reformohen komunistat,eshte nji gje e pa mundur,nga SHBA e Europa plake.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Saliu i universiteteve

October 20, 2026
Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta

Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta

October 20, 2026
Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

October 20, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Pse i ngjajmë Perëndimit vetëm te shkatërruesit, por jo te politikanët dhe pedagogët?

October 20, 2026
“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

October 20, 2026
Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

October 20, 2026
Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

October 20, 2026
NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

October 20, 2026
Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com