Gjykata e Tiranës ka konfirmuar mandatin e Erion Velisë si kryebashkiak i Tiranës.
Ky është mandati i dytë i Veliajt ai kryetari i bashkisë së Tiranës.
Ai kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit ku përball kishte kandidatin e Bindjes Demokratike Arben Skënderi.
Në mbledhjen e sotme, gjykata ka konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pas betimit në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj nis edhe zyrtarisht rrugëtimin si kryebashkiak për katër vitet e a ardhshme.
Pritet që brenda kësaj jave, gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë punën normalisht.
g.kosovari