Një gjykatë kineze ndaloi shitjen dhe importin në Kinë të pjesës më të madhe të modeleve ”iPhone” me kërkesë të ”Qualcomm” në një rast të shkeljes së patentës, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp.
Një gjykatë e Fuzhou në Kinë urdhëroi katër filialeve kineze të ”Apple” të ndalojnë menjëherë shkeljen e dy patentave të ”Qualcomm” nëpërmjet importeve, shitjeve dhe ofertave të shitjeve të palicencuara në Kinë për modelet nga iPhone 6 deri tek X, thekson komunikata.
”Apple” njoftoi se të gjitha modelet e saj do të jenë në dispozicion në Kinë, në një reagim të cituar nga televizioni CNBC.
Ky vendim i një gjykate kineze është një episod i ri në betejën e gjatë dhe komplekse midis ”Apple” dhe kompanisë amerikane ”Qualcomm”.
/a.r