Gjykata ka dhënë vendimin në lidhje me 61 të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit “Tempulli”, ku sipas informacioneve mësohet se masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për tre prej tyre që janë arrestuar duke kaluar nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje, ndërsa për 58 të tjerët arrest në burg.
Ndërkohë kujtojmë se në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë. Policia në kryeqytet ekzekutoi 90 prej tyre ndërsa të tjerët në kërkim.
Një ditë më parë, Gjykata Penale la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’.
/a.d