• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata i refuzoi mandatin Valbona Sakos, Basha euforik: Ka shpresë

by Java News
17/07/2019 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ka përshëndetur menjëherë vendimin e Gjykatës së Durrësit që nuk i dha mandatin kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Valbona Sakos. Për liderin demokrat Lulzim Basha, ky vendim është një shenjë shprese se ka ende gjyqtarë që zbatojnë ligjin e Kushtetutën. Në fakt, para këtij vendimi, ishte Partia Demokratike ajo që doli në një thirrje dhe apel për gjyqtarët që të mos i vërtetonin mandatin kryebashkiakëve të Partisë Socialiste dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

“Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak. Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale”, shkruan lideri demokrat në një reagim në facebook.

Gjykata e Durrësit nuk i dha mandatin kryebashkiakes Sako me argumentin se Bindja Demokratike, parti me kandidatë garues në 30 qershor, u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jashtë afateve ligjore./l.m

Next Post
Mandati i Agim Kajmakut në Vorë, Gjykata shpall moskompetencë

Mandati i Agim Kajmakut në Vorë, Gjykata shpall moskompetencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com