• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Europiane e Drejtësisë përcaktoi natyrën e transkipteve të bisedave të enkriptuara si “përgjimi telekomunikacioni”, të cilat duhet të mbrohen me të njëjtin legjislacion

by A R
02/05/2024 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga  av. Gurali Brahimllari, magjistrat, ish Gjyqtar

Gjykata Europiane  Drejtesisë (Dhoma e Madhe),  në datën 30/04/2024, shpalli VENDIMIN për  çështjen C-670/22, duke përcaktuar se traskiptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë “përgjime të telekomunikacionit”.  Ky vendim i GJED-së  lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlin( Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e ndryshme të BE, të transkipteve të përgjimeve të komunikimeve të platformës Encrochat të cilat  janë kryer prej autoriteteve franceze nëpërmjet një paisje teknike që ka depërtuar në trafikun e komunikimeve  të bazuara në internet.

Në këtë Vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë  parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhërin Europian të Hetimit Penal,   të verifikohen nga autoritet gjyqësor i vendeve të tjera,  nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendëshme  dhe nëse janë në  harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.

Dhoma e Madhe e GJED, përcaktoi qartësisht se depërtimi i pajisjeve terminale, që synojnë nxjerrjen e të dhënave në lidhje me trafikun, vendndodhjen dhe përmbajtjen e bisedave që kryhet nga një shërbim komunikim të bazuar në internet, përbën “përgjimin e telekomunikacionit“

Madje Dhoma e Madhe konfirmoi parimin e sovranitett shtetëror me svendeve antare, sepse  përcakton se vendimi i përgjimit për shtetasin që ndodhen në vende të tjera të BE,  duhet t’i njoftohet paraprakisht prej auoriteteve Franceze,  autoritetit të caktuar për këtë qëllim nga shteti anëtar në territorin e të cilit ndodhet personi që i nënshtrohet përgjimit (Gjermani). Ndërsa sipas  nenit 31 të Direktivës 2014/41, Gjykata përcakton se kjo dispozitë   synon gjithashtu të mbrojë të drejtat e përdoruesve të prekur nga një masë ‘përgjimi telekomunikacioni’.

Duke kujtuar lexuesin në lidhje me shtjellimet e bërë  publike në median e shkruar dhe atë vizive, që nga nëtori I vitit të kaluara e në vijim, në lidhje me përdorimin e të dhënave të dërguara nga autoritet franceze për përdoruesit e platformës Sky ECC ( shih shkrimet “Legjislacioni francez mbi përgjimet e komunikimeve te enkriptuara dhe perdorimi i rezultateve të tyre; Të reja mbi përgjimet e SkyECC dhe përdorimin e rezultateve të tyre në procesin penal; Aplikacioni ByLock, dënimi i “Gylenistëve” dhe jurispredenca e GJEDNJ-së etj ), konstatojmë me krenari se qëndrimi ynë është krejtësisht në harmoni edhe me konkluzionet e GJED-së.

Këto konkluzione të GJED,  duket se,  jo vetëm konfirmojnë përfundimet e vendimit të datës 29/02/2024 të Seksioneve të  Bashkuara Penale të Gjykatës së Kasacionit në Itali, (për çështjet e lidhura me transkriptet e bisedave të përgjuara në platformën SkyECC), por kanë thelluar më tej qëndrimin në favor të drejtave të të  dyshuarve si përdorues  të aplikacioneve të enkriptuara, transkiptet e të cilëve kanë ardhur me letërporosi nga Gjykata Franceze. Kujtojmë se Seksionet  e Bashkuara krahës përcaktimit se mesazhet (transkriptet) e shkëmbyera në platfomën SKYECC, janë rezultate të përgjimeve,  për  përdorimin e tyre si provë në procesin penale, kërkuan që autoritetet gjyqësore italian  “të verifikojnë respektimin e të drejtave themelore (të të dyshuarit), duke përfshirë të drejtën e mbrojtjes dhe garantimin e një gjykimi të drejtë”.

Kështu Gjykata e BE përcakton mbrojtje më të thellë të këtyre të drejtave sepse, duke interpretuar  nenin 14(7) të Direktivës,  imponon gjykatësin penal kombëtar që, në kuadër të një procedimi  penal të nisur në ngarkim të një personi të dyshuar për veprime kriminale, të mos i konsiderojë si provë informacionet e ardhura, nëse të dyshuarit dhe mbrojtes së  tij nuk u jepet mundësie të bëjnë mbrojtje efektive, apo të paraqesin në mënyrë  efikase verejtjet e tyre,  për këto informacione, të cilaj kanë ndikim thelbësor në vlerësimin e fakteve.

Ndërsa në kontektin e proceseve penale që po zhvillohen në Shqipëri, përpos fakti se  bashkëpunimi në fushën penale bazohet në Konventën e KiE të vitit 1959, përfundimet e GJED,

konfirmojnë qëndrimin se rezultatet e përgjimeve të bisedave të të dyshuarve si përdorues të platformës SkyECC, edhe pse kanë ardhur me letërporosi prej autoriteteve gjyqësore franceze, nuk mund të përdoren për të justifikuar paraburgimin dhe dergimin në gjyq të këtyre personave, sepse, transkiptet jane rezultate të përgjimit masive, që janë përftuar me nderhyrje  në fluksin e bisedave të të gjithë komunikuesve, në shkelje të parashikimeve të legjislacionit procedurial  shqiptar dhe mos repspektim të garancive  kushtetuese për fshehtësinë e korespoendencës  dhe e çdo mjeti tjetër komunikimi

Për më tepër, vendimi i shpallur në datën 30/04/2024 nga GJED, duke imponuar gjykatësin penal të çdo shteti anëtar që të ëprjahstojë përodkrimin e traskipteve nëse nuk janë bërë trasparente mënyrë e mbledhjes së tyre, në kontekstin e proceseve penale që po zhvillohen në Shqipëri, nuk mund të mos kete të njëjtën ndikimi, në kushtet kur, nga përmbajtja e letërprosisë së ekzekutuar nga autoritetet Franceze, rezulton se është mbajtur qëndrim diskriminues, në krahësim me qasjen  e treguar për  autoritetet e tjera gjyqësore ( p.sh për gjykatat Italiane).

Kujtojmë të interesuarit se Gjykata e Apelit në Paris nuk ka dërguar për autoritet tona gjyqësore, asgjë tjetër veç një CD me transkiptet e përgjimit masiv, duke mos bërë transparente, jo vetëm ët dhënat e pajisjes përgjuese dhe mënyrën e përdorimit të saj, por as vendimin e Gjykatësit Francez që ka lejuar përgjimin,  vendimet e tij për zgjatjen e afateve të këtyre përgjimeve  dhe as çertifikimin e vërtetësisë së rezultateve të tyre.

Prandaj rezulatet e përgjimeve duhet të përjashtohen, edhe për këtë shkak, nga përdorimi i tyre si provë, në proceset tona penale.

Next Post
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota

Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In