• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e vulës desh shurdhoi SPAK-un

by Frrok Çupi
13/06/2024 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

‘E vulës’, po them pa asnjë ngarkesë negative, veçse që të mos lodhemi me emrin e gjatë.

Edhe fjala ‘shurdhoi!’, në këtë rast merr kuptimin e fenomenit të zhurmimit të valëve të një mjeti transmetues, ose edhe kakofoninë mes gjallesash ku i pari nuk dëgjon të dytin.

Nëse dje, SPAK nuk do të kishte thërritur Monika Kryemadhin nën hetim pasuror, aq më tepër të mos kishte thërritur sot burrin e saj Ilir Meta, me siguri do të kishim një ndërhyrje me dëm në valët e SPAK dhe do të fantazohej se ‘edhe SPAK iku’.

Gjykata e Apelit në bulevardin ‘Zhan D’ Dark’ goditi sinjalin e qartë të SPAK në rrugën ‘Don Bosko’, në daljen perëndimore të Tiranës.

Brenda ditës ndryshoi gjithë situata. Njerëzit që i kanë sy e veshë drejtuar nga SPAK, desh menduan se ‘me kaq mbaroi edhe Drejtësia e re!’.

-A i dhatë vulë Berishës? Mbajeni tani e na dërgoni në burg të gjithë ne viktimat!- u shprehën shumë njerëz.

Dikush qe edhe më i çmendur e stampoi vulën në ballë dhe iu drejtua selisë ku mendoi se do të gjente Berishën jo në arrest.

‘E mori vulën gjigandi!? Tani jepini urgjent zyrën e Ramës!’, thanë disa që kishin veshur tirq leshi dhe xhamadan të kuq.

Por nuk po i konsideroj këta ca të çmendur. Në publik, vendimi i ‘Gjykatës së Vulës’ shkaktoi shurdhim në valët mes qytetarëve dhe Drejtësisë së re. Cilin të besonin, zërin e SPAK apo zërin e  Gjykatës së Apelit? Sepse është momenti shumë delikat, njerëzia këtu duket sikur pret te salla e operacionit në spitalin ku do të ndëshkohet krimi dhe do të shërohet trupi i shoqërisë sonë. Është koha kur edhe ata dhjetë vetë që shfaqen mbrëmjeve poshtë ballkonit, as vetë këta nuk e besojnë se do ta gjejnë Salën aty ku  e lanë. Pastaj publiku dëshmitar e viktimë njëkohësisht, i bëmave kriminale të Berishës & Family & Co., presin ndëshkimin me mbyllje në qeli të fajtorëve.

A duhet folur ndonjëherë qartë? Tani pritet burgosja e Sali Berishës dhe e Ilir Metës.

Këtë zë desh e shurdhoi Gjykata e Apelit që i dha Berishës vulën e PD.

Fillimisht Gjykata rrëzoi dikë dhe ngriti dikë tjetër. Rrëzoi vetë historinë tonë politike dhe vetë Amerikën si aleat; ndërsa ngriti gjykatësin në oborrin e Berishës, Zhukri.

Zhukri, gjysmë shofer, gjysmë gjykatës dhe i tëri në shërbim familjar të Berishës, bëri harakiri, i dha vulën Berishës, e pastaj i duhej të largohej nga sistemi i Drejtësisë edhe për krim pasuror.

Po Amerika? Amerika kishte deklaruar se nuk e njeh Berishën me vulë të PD-së ose nuk njeh fare një PD me vulë në dorë të Berishës. Kjo ra.

Gjykata e Apelit ‘shurdhoi’ dy kolonat mbajtëse të ekuilibrit tonë shtetëror e kombëtar: SPAK-un dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjykata ka përsëritur njëmijë herë se ‘nuk merret me politikë’. Ndoshta edhe në këtë rast kështu do të thotë. Por pikërisht këtu është marrë me politikë. Edhe sikur të mos ia jepte vulën Berishës, prapë ‘do të ishte marrë me politikë’.

Por cila është politika e dobishme për shtetin dhe për kombin!?, kjo është çështja: Kundër krimit apo kundër SPAK-ut?.

Të hedhësh një gur e të shurdhosh gjithë zërat dhe shpresat e qytetarëve për Drejtësi, kjo ishte ajo që ndodhi në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ Tiranë 1000.

Po të mos ishin thërritur në SPAK dje Monika e sot Iliri, zëri rreth SPAK nuk do të dëgjohej më si i qartë. Pale, sikur të vonohet procesi i Berishës!? Njerëzit do të thonë se ‘dikush po ia kreh bishtin andej nga Drejtësia!’.

 

Next Post
Gazetari zbulon “çmendurinë” e shqiptarëve për Europianin: Kanë tentuar të blejnë…

Gazetari zbulon “çmendurinë” e shqiptarëve për Europianin: Kanë tentuar të blejnë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In