• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Tiranës: Hetimi i prokurorisë ndaj ILDKP-së, çorientues dhe aspak objektiv

by Java News
22/11/2016 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës i ka quajtur veprimet hetimore të prokurorisë kundër ILDKPKI-së, si hetime të çorganizuara dhe aspak objektive.

Nisur nga kjo situatë gjykata ka shfuqizuar vendimin e sekuestrimit të dokumentacionit dhe arkivës elektronike në ILDKPKI. Për gjykatën, sekuestrimi i të gjithë dokumentacionit, do të cenonte seriozisht punën e institucionit të ILDKPKI dhe do cenonte privatësinë e personave.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, nënvizohet: ”…dokumentat mund të këqyren apo mund të pyeten persona, etj. Këto veprime më të thjeshta, që nuk cenojnë institucione apo persona, mund të bëjnë të mundur identifikimin e faktit penal dhe drejtimin e hetimit drejt atyre fakteve. Mosidentifikimi i fakteve sjell një hetim të çorganizuar, siç duket edhe nga numri i vendimeve për sekuestrim që i janë drejtuar të njëjtit institucion….”

Pas kësaj gjykata orienton prokurorinë që për çdo rast të evidentuar se ka konflikt interesi, duhet të paraqitet në ILDKPKI dhe të njihet nga afër me dokumentacionin dhe provat e tjera.

Në kushtet kur hetimi ka filluar për një objekt kaq të gjerë, veprimtaria e prokurorisë duhet të ishte drejtuar tek identifikimi i fakteve konkrete që mund të përbëjnë fakte penale, pra veprime apo mosveprime konkrete të funksionarëve konkretë të ILDKPKI-se që kanë qenë në kundërshtim me ligjin dhe me përmbushjen e rregullt të detyrës.

Nga ana e prokurorisë nuk ka asnjë indicia të qartë dhe të plotë në lidhje me faktin penal dhe autorët e mundshëm të tij. Gjykata e mirëkupton faktin që prokuroria ka nisur procedim penal mbi një artikull gazetë.

Por gjykata nuk mund të lejojë mënyrën e sekuestrimit të një numri të tillë dokumentesh zyrtare pa sqaruar anën objektive të veprimit penal pasi kjo mënyrë është në kundërshtim me nenin 208 të Kodit të procedurës Penale dhe me parimet e procedimit penal dhe gjithashtu do të sillte një pengesë në ushtrimin e aktivitetit normal të institucionit,nisur nga numri i vendimeve për sekuestro në një kohë kaq të shkurtër.

Ky hetim duhet të realizohej duke përdorur mënyra më pak ndërhyrëse të mbledhjes së provave. Sekuestrimi, duke qenë një mjet i kërkimit të provës me një shkallë të lartë ndërhyrjeje, pasi nënkupton marrjen e sendeve nga personi që i mban dhe mbajtjen e tyre për llogari të prokurorisë deri në përfundim të gjykimit,duhet të bazohet në prova të mbledhura me mjete të tjera më pak ndërhyrëse, të cilat të provojnë se sendet që do të sekuestrohen janë të domosdoshme për vërtetimin e fakteve. Aq më e vërtetë bëhet kjo kur bëhet fjalë për marrjen e dokumenteve zyrtare, të domosdoshëm për vazhdimin e funksionimit normal të institucionit përkatës.

Në raste të tilla ndaj institucioneve shtetërore, Prokuroria ka mundësi ti ushtrojë kompetencat e saj investigative me mjete të tjera hetimore që e bëjnë të mundur identifikimin e faktit penal pa ndërhyrë në këtë masë në veprimtarinë e institucioneve te tjera. P.sh: dokumentet mund të këqyren apo mund të pyeten persona, etj. Këto veprime më të thjeshta, që nuk cënojnë institucione apo persona, mund të bëjnë të mundur identifikimin e faktit penal dhe drejtimin e hetimit drejt atyre fakteve.

Mosidentifikimi i fakteve sjell një hetim të çorganizuar, siç duket edhe nga numri i vendimeve për sekuestrim që i janë drejtuar të njëjtit institucion.

Sekuestrimi duhet të ndodhë atëherë kur prokuroria e ka të qartë se cili është fakti penal dhe cilat dokumente konkrete mund të përdoren për ta vërtetuar atë. Madje, edhe në këtë moment, do të duhet argumentim në lidhje me nevojën për të marrë fizikisht dokumentet autentike të një institucioni shtetëror, në një kohë kur nuk ka pretendime për falsifikime dhe as prova qe tregojnë se dokumentacioni mund te zhduket apo ndryshohet.

Nisja e një procedimi të tillë penal dhe marrja e një mase të tillë ekstreme kërkon një argument të plotë ligjor të mbështetur mbi fakte, grup faktesh apo indicie të qarta në lidhje me dyshimin për ekzistencën e një ose disa veprave penale./shqiptarja.com/a.k

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In