• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Tiranës: Dënojmë me forcë presionet nga Rama dhe Saimir Tahiri

by A R
08/06/2016 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranes reagoi ashper ndaj deklaratave qe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama kane bere ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj i cili vendosi pezullimin nga detyra te drejtorit te pergjithshem te policise Haki Cako.

Gjykata i konsideron deklaratat ne fjale si nderhyrje e cenim te punes se saj nga ana e perfaqesuesve te ekzekutivit. Ja deklarata e plote e gjykates se Tiranes:

Ditën e Hëne me dt. 06.06.2016 gjyqtari i kesaj Gjykate Z. Arjan Aliaj si gjyqtar i gatshëm në ushtrim të detyrimeve të tij ligjore ka shqyrtuar kërkesën me karakter urgjent të organit të akuzeës Prokuroria e Rrethit Tiranë me objekt caktimin e masës ndaluese pezullim nga detyra per shtetasin Haki Çako dhe masat shtrenguese “arrest ne shtepi” per shtetasit Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj te dyshuar per veprat penale të “Shperdorimit te detyres” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 301 të Kodit Penal te R.SH.
Ndaj këtyre vendimeve palët kanë të drejtë të bejnë ankim brenda afatit pranë Gjykatës e Apelit Tiranë i cili është i vetmi organ që ka të drejtën e kontrollit gjyqësor vendimeve te gjykatës.
Në këtë kontekst, deklarata e Ministrit te Brendshm Tahiri sot me dt. 08.06.2016 i cili fyen dhe denigron gjyqtarin Arjan Aliaj vetëm se ky gjyqtar në ushtrim te funksioneve dhe detyrimeve te tij ligjore dhe kushtetuese ka pranuar kërkesën e cituar më lart të organit të Prokurorise përbën cënim të Pavarësisë dhe Integritetit të Gjykates dhe gjyqtarit.
Gjyqtari Arjan Aliaj është riktyer ne funksionin e gjyqtarit ne këtë gjykatë me Vendimin Nr. 256 dt. 02.12.2009 në zbatim të Vendimit Nr. 11 dt. 02.04.2003 te Gjykates Kushtetuese te RSH.
Qasje te tilla denigruese dhe retorika negative ndaj gjyqtareve dhe gjyqësorit në përgjithësi dëmtojnë rëndë imazhin e gjyqësorit dhe nuk i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Një nga parimet themelore të funksionimit të shtetit të së drejtës është sanksionuar dhe ne Kushtetutën e R.Sh Neni 145 sipas të cilit:
“1. Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve……..
3. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit.”

Çdo sulm i kesaj natyre është tejet shqetësues, përbën intimidim të trupës gjyqësore dhe ndërhyrje në proçesin e rregullt ligjor si dhe shkelje te vetë detyrimeve ligjore e Kushtetuese të funksionarëve të larte shteterore.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe gjyqtarët e saj janë të vendosur për zbatimin e ligjit dhe të angazhuar për shtetin ligjor në Shqipëri. Kjo gjykatë në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur inisiativen për një reforme positive në gjyqësor dhe vazhdon te kontribuojë për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Duke shprehur vendosmërinë dhe angazhimin tonë të plotë për sundimin e ligjit dhe një proçes të rregullt ligjor, bëjmë thirrje për të shmangur çdo qëndrim paragjykues dhe denigrues ndaj këtij proçesi, gjyqtarit konkret, dhe punës e misionit të Gjykatës në përgjithësi.

(java / R.A)

Next Post

Bushati pret homologun polak: Bashkëpunimi, katalizator i integrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump sfidon aleatët: Shkoni në Hormuz dhe merrni vetë naftën

March 31, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

March 31, 2026
U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

March 31, 2026
Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

March 31, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In