Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e “arrestit shtëpiak” për ish-zv ministren e Brendshme, Rovena Voda.
Voda u arrestua për korrupsion të kryer gjatë periudhës kur mbante postin e zv.ministres në Ministrinë e Brendshme.
Për Vodën është caktuar masa “arrest shtëpie”, e dyshuar “per ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu pritet që ajo të japë deklarime në gjykatë lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të. Arrestimi i Rovena Vodës erdhi pas hetimeve të SPAK për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.
/b.h