• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Posaçme dhe SPAK ka 2 javë që e kërkojnë, Berisha i bën gjyq Ramës dhe e ‘dënon’ me 12 vite burg!

by Java News
16/11/2023 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që Gjykata e Posaçme ka 2 javë që e kërkon qé të paraqitet për ti komunikuar masën e sigurisë, Sali Berisha, këtë të enjte ka zhvilluar gjyqin e tij privat live, ku ka bërë avokatin, prokurorin dhe në fund gjykatësin.

Dhe flet pikerisht per aferen e ish kompleksit sportiv “Partizani” per te cilin vete ai eshte me mase sigurie detyrim paraqitje dy here ne muaj ne gjykate per korrupsion pasiv dhe dhendri i tij Jamarber Malltezi ne burg nen akuzen e pastrimit te parave, pasi ka perfituar nga vjehrri kryeminister 5.4 milione euro. Duke marre tere territorin e ketij kompleksi

“Merre si ta marrësh, – tha Berisha, – por unë dje faktova para jush këtu me hartë dhe dokumente të paraqitura nga Edi Rama, se ai është autori që ka ndryshuar në mënyrë të kundraligjshme destinacionin e terrenit të klubit Partizani, ngha terren sportiv, në terren urban. Unë nuk e di çfarë fakti mund t’u paraqes tjetër, pasi me këtë fakt, Edi Rama dënohet të paktën 8 deri në 12 vite burg.

Unë nuk po bëj këtu prokurorin e narkoshtetit, unë po bëj këtu gjyqin publik. Dhe unë mendoj se me faktet që paraqiti vetë Edi Rama, iu provova shqiptarëve se ky njeri me ndryshimin që i ka bërë destinacionit të terrenit sportiv në vitin 2006, në një kohë kur nuk ishte e pronarëve, ishte krejtësisht pronë e shtetit, atëherë kjo do të thotë se ata që kishin synim këtë pronë, e paguan apo nuk e paguan atë, nuk kemi për ta marrë vesh ndonjëherë, por Edi Rama shkeli rëndë ligjin e urbanistikës dhe me këtë ligj dënohet me të paktën 8 vite burg.

Prandaj doli te Bolino ai, nxori hartat dhe sillej e mbështillej.

Po dje, a u përpoq të fshihet për pjesën tjetër prapa ndryshimit të ligjit të sportit? E thotë vetë. Unë ua citova aty.

Çfarë doli aty? Ligji i sportit përkundrazi vetëm sa e saktësonte, kishte respektuar pronësinë e pronarëve, por kurrë ndryshimin e destinacionit.

Kurse Edi Rama me kompaninë zvicerane UrboPlan, me të cilën janë marrë dy persona, se ky Shalsi ka qenë si punë vullnetari, paskan qenë Artan Dhuli dhe ministrja Majlinda Dhuli. Këta kanë qenë dy personat e ngarkuar për planin zviceran, në të cilin Edi Rama e ka lënë zonë urbane.

A nuk janë këto dëshmi flagrante të një shkelje madhore të ligjit nga ish-kryetari i bashkisë?

Pastaj, pse nuk paskam të drejtë unë, si nuk qena e drejtë që të deklaroj se dacibao është shkruar në zyrat e Edi Ramës, kur ai vetë del dhe citon dacibaon.

Nuk i thashë unë Edi Ramës që dil pak te Bolino e na thuaj se e bëra pas ndryshimit të ligjit për sportin. E bëri vetë atë se e ka mizën nën kësulë. Dhe doli e citoi dacibaon.

Atëherë, a dëshmon se Edi Rama është pas dacibaos.

Kurse sot, e njëjta gjë është thënë për ligjin e pronave. Po aty thotë se edhe ndryshimi i kryetarit, ishte komision dhe u bë agjenci, erdhi një pedagoge, Justina Boriçi në timonin e kësaj agjencie, e kanë marrënë pyetje njëlloj si në zyrat e Sigurimit të Shtetit.

Më fal për shprehjen, po janë edhe budallenj. Se sigurisht kryeministri nuk mund të emërojë pa u njohur me CV dhe të gjitha, një drejtor të një agjencie me rëndësi kombëtare, siç është agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Sepse çdo i emëruar në poste të larta, nuk ndodh si me Edi Ramën, që e marrin vesh nga televizori, jo sepse do kërkosh edhe mendimin, do pranojë apo jo në radhë të parë.

Dhe këtë ata, me porosi të Edi Ramës, le që janë përpjekur me të gjitha format.

Por nuk është qëllimi, por këta përdorin si argument se është favorizuar Jamarbër Malltezi, pra për të më inkriminuar mua thonë se janë bërë ndryshime në ligjin e pronave.

Unë e shpjegova pjesën kryesore, ka edhe një pjesë tjetër që do e shpjegoj në seancën tjetër të gjyqit publik kundër Edi Ramës.

Nuk ka avokat në botë që e mbron Edi Ramën. Edi Rama është tashmë i pakallur me këto që ka bërë.”/m.j

Next Post
EURO 2024/ Asani: Fanella kuqezi është më e bukura, në Moldavi kemi ardhur për fitore

EURO 2024/ Asani: Fanella kuqezi është më e bukura, në Moldavi kemi ardhur për fitore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

June 5, 2026
“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

June 5, 2026
Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

June 5, 2026
Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

June 5, 2026
Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

June 5, 2026
Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

June 5, 2026
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

June 5, 2026
“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

June 5, 2026
Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

June 5, 2026
Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In