Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për kryetarin e Bashkisë së Kavajës duke e lënë atë me masëne sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Pak ditë më parë, prokuroria kishte lëshuar urdhrin e arrestimit nën akuzën se Elvis Rroshi kishte fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit.
Ndërkohë, avokati Theodhori Sollaku tha se vendimi i sotëm do të apelohet nga mbrojtja.
Gjatë ditës së sotme, procesi është shoqëruar edhe me protestën e disa mbështetësve të Rroshit në ambientet e jashtme të gjykatës. (java / r.a)