• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E strehoi në shtëpi se ishte me COVID/ 30-vjeçari i mori 135 mijë euro biznesmenes. Gjykata e lë në burg

by Java News
25/04/2022 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qerim Krasniqi, 30 vjeçari nga Kosova do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimit për mashtrim me pasoja të rënda. I riu u arrestua pasi i mori një shumë prej 135 mijë eurosh një gruaje në Tiranë, me pretendimin se do t’i investonte në Call Centera, në bursë apo kriptomonedhë.

Me kërkesë edhe të Prokurorisë, Gjykata caktoi për të arrest në burg. Referuar dosjes, rezultoi se vitin e kaluar, i riu nga Kosova kishte qëndruar si klient për disa ditë në hotelin e Marjana Ç, dhe më pas kishte krijuar lidhje të ngushtë miqësore me të.

Sipas dëshmisë së Marjanës, i riu i kishte thënë se ishte infektuar me COVID dhe ajo e kishte strehuar në shtëpinë e saj. Gruaja, pasi i kishte thënë se kishte para nga shitja e një apartamenti, 30 vjeçari i kishte kërkuar borxh 50 mijë euro, me argumentin se paratë i ishin bllokuar nga banka në Zvicër.

Gruaja, e cila i vuri prokurorisë në dispozicion të gjitha faturat e shumave të parave të tërhequra nga banka, rezultoi se në total në ditë të ndryshme i kishte dhënë Krasniqit 135 mijë euro.

Për të besuar se do të m’i kthente, ka pohuar Marjana, Qerim Krasniqi kishte sjellë në Shqipëri edhe nënën e tij dhe bashkëshorten e cila ishte shtatzënë, ku kishin qëndruar tek banesa e Marjanës.

Në Shtator 2021 Qerimi ka ndërprerë kontaktet me gruan nga Tirana duke mos komunikuar më me të, deri në momentin kur më datë 22 Maj ai u kap në kufi teksa tentoi të futej në territorin Shqiptar.

Por, para hetuesve, 30 vjeçari nga Kosova pretendon se Marjanës i ka marrë shumën prej 85 apo 87 mijë euro të cilën e ka investuar në bursë tek një person nga Maqedonia e Veriut të quajtur Rinos. Më pas këto para i ka humbur pasi ky person është zhdukur.

Para hetuesve, 30 vjeçari ka pohuar se i ka marrë borxh një shumë prej 500 eurosh edhe një tjetër gruaje me argumentin se ishte në kushte të vështira ekonomike. Ndërsa ishte i gatshëm të bënte një marrëveshje me Marjanën për t’i dhënë asaj nga 5 mijë euro çdo muaj, para të cilat do t’i vinin nga tregtimi i kriptomonedhës.

rjedha e historisë së mashtrimit në Tiranë ka ndryshuar. Top Chanel shkruan se Qerim Krasniqi i tha gjyqtares Shefkie Demiraj se në marrëveshje i kishte marrë Marjana Çakulit vetëm 80 mijë euro, por që me përqindje kishin shkuar 170 mijë euro. Në dëshminë më të re të dhënë para trupit gjykues, i riu ka bërë që dosja të marrë një tjetër kthesë. 30 vjecari u justifikua se borxhin me përqindje e mori nga mikpritësja me synimin për t’i investuar në kriptomonedhë.

“I kam investuar paratë në bursë tek një shtetas nga Maqedonia shtoi më tej në dëshmi i riu nga Kosova,”_ shton ai.

g.kosovari

Next Post
“Korridori humanitar i hapur”/ Ukraina s’i beson Rusisë: S’ka marrëveshje, fabrika Azovstal e rrethuar

“Korridori humanitar i hapur”/ Ukraina s’i beson Rusisë: S’ka marrëveshje, fabrika Azovstal e rrethuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In