• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Lartë sulmon prokurorinë për Fatmir Mediun, zbardhen arsyet pse ia delegoi “Gërdecin” për gjykim Gykatës Speciale

by Java News
30/06/2021 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë nuk kursen prokurorinë për Fatmir Mediun. SPAK kërkoi rigjykimin e ish-Ministrit të Mbrojtjes, të cilin e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë cështje për kompetencë GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Në vendimin e firmosur nga gjyëtarët Ilir Panda, Albana Boksi e Klodian Kurushi, ajo që bie në sy është kritika ndaj institucionit të prokurorisë. “Kolegji vëren se që prej momentit që ka rënë pengesa për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj subjektit Fatmir Mediu, prokuroria nuk ka pasur ndonjë pengesë që të ushtronte funksionin e saj si përfaqësues i akuzës, konform ligjit, situatë procedurale kjo e transferuar si kompetencë te Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në vendim. Më tej gjykata arsyeton se nuk është kompetente për të gjykuar ish-ministrin, detyrë që tashmë i takon gjykatës speciale.

“Referuar kuadrit ligjor të mësipërm, Kolegji vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka më juridiksion fillestar për të shqyrtuar akuzat penale ndaj funksionarëve të lartë shtetërorë, pasi që prej ndryshimeve të miratuara me ligjin nr. 76/2016 dhe nr. 35/2017 kompetencën për të shqyrtuar këto akuza penale e ka Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Duke qenë se kompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes penale në themel e ka Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kolegji vlerëson se kjo gjykatë ka kompetencën lëndore për t’u shprehur edhe në lidhje me kërkesën për revokim të vendimit të pushimit, e cila do të duhet të shqyrtohet nga gjyqtari i seancës paraprake pranë kësaj gjykate”, thuhet në vendim.

Kolegji thekson më tej se e gjen të pabazuar arsyetimin e paraqitur nga prokuroria se Gjykata e Lartë ka kompetencën lëndore të shprehet për kërkesën meqenëse vendimi i pushimit është dhënë prej kësaj gjykate.

“Kolegji vë në dukje se që nga dhënia e vendimit nr. 6, datë 14.09.2009, ka ndryshuar në mënyrë thelbësore kuadri kushtetues dhe ligjor duke bërë që Gjykata e Lartë të mos ketë më juridiksion fillestar për akuzat penale ndaj funksionarëve të lartë shtetërorë. Kompetencën në lidhje me shqyrtimin e akuzave penale ndaj këtyre subjekteve e ka Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila do të duhet të shqyrtojë edhe kërkesën objekt gjykimi”, arsyeton kolegji penal.

Fatmir Mediu iu shpëtoi akuzave të prokurorisë, pasi në 2009 u rizgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe u rivesh me petkun e deputetit. Ai akuzohej për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Nga shpërthimi i punishtes së demtimit të armëve, ngritur në ambientet e ish Brigadës së Tankeve, në fshatin Gërdec, Tiranë, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, ndërsa u shkaktuan dëme të mëdha materiale./m.j

Next Post
Rrëzohet herësi! Shfuqizohet pika 3 e nenit 163, Gjykata Kushtetuese hap listat e kandidatëve për deputetë

Rrëzohet herësi! Shfuqizohet pika 3 e nenit 163, Gjykata Kushtetuese hap listat e kandidatëve për deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia plan masash për “Turin Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja akset që do të bllokohen

Policia plan masash për “Turin Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja akset që do të bllokohen

May 15, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Korreshi pas votimit të rezolutës: Ja e vërteta e “telefonatës” Bardhi-Balla

May 15, 2026
Kurti ia thotë në sy Kosit: Nuk duam rrugë të shkurtra apo derë të pasme për në BE

Kurti ia thotë në sy Kosit: Nuk duam rrugë të shkurtra apo derë të pasme për në BE

May 15, 2026
“Investigimi” i Berishës: Rama e prezantoi si të plotfuqishme, “Diella” është një avatar bosh!

“Investigimi” i Berishës: Rama e prezantoi si të plotfuqishme, “Diella” është një avatar bosh!

May 15, 2026
1 mld lekë për mbrojtjen civile! Mobilizohen strukturat para ‘sezonit të zjarreve’

1 mld lekë për mbrojtjen civile! Mobilizohen strukturat para ‘sezonit të zjarreve’

May 15, 2026
Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, çfarë u sekuestrua

Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, çfarë u sekuestrua

May 15, 2026
“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

May 15, 2026
Marta Kos në Kosovë: BE gati të intensifikojë punën, reformat dhe dialogu kyç për integrimin

Marta Kos në Kosovë: BE gati të intensifikojë punën, reformat dhe dialogu kyç për integrimin

May 15, 2026
Helidon Haliti: Periudha e Veliajt në Bashki, ka qenë periudha më brilante për artin

Helidon Haliti: Periudha e Veliajt në Bashki, ka qenë periudha më brilante për artin

May 15, 2026
Sulme masive ruse drejt Ukrainës, të paktën 24 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Sulme masive ruse drejt Ukrainës, të paktën 24 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In