Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryetari të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka ndaj kryeministrit Edi Rama. I padituri nga kryeministri, Edi Paloka, i ka kërkuar gjykatës që ndaj kryeministrit të zhvillohet testi i drogës si dhe të merren tabulatet telefonike të tij.
Gjykata e Lartë i ka rrëzuar kërkesat e Palokës, pasi sipas Gjykatës, kërkesat e Palokës nuk kanë lidhje me thelbin e çështjes.
Konkluzionet përfundimtare për këtë çështje do të jepen më 19 maj, thuhet nga Gjykata e Lartë, raporton News 24









