• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt për daljen nga regjimi 41 Bis

by Java News
12/10/2022 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi ‘41 Bis’. Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durrësit, do të vijojë të mbetet në izolim, ndonëse me anë të një kërkese më 23 maj kundërshtoi vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’u vendosur në regjim, por kjo kërkesë nuk u pranua në seancën e zhvilluar ditën e djeshme në gjykatë. GJKKO e ka cilësuar Çekaj si një person që paraqet rrezikshmëri, për pasojë ka kaluar në regjimin ‘41 Bis’ për të paktën 1 vit.

Çekaj u izolua në 23 nëntor të 2021 me kërkesë të SPAK. Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si ‘41-bis’ i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi ‘41-bis’ është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime, pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

/s.f

Next Post
‘Zgjati me ditë’, historia e jashtëzakonshme e Gencit nga Vlora, që shkoi në Itali me fuçi

'Zgjati me ditë', historia e jashtëzakonshme e Gencit nga Vlora, që shkoi në Itali me fuçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com