Gjykata e Lartë vendosi sot të lirojë kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, nga masa “arrest shtëpie”. Gjykata la si masë ndaj Roshit vetëm “detyrim paraqitje”. Kryebashkiaku i Kavajës ishte i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve dhe vulave”.
Pas masës së sigurisë arrest në shtëpi vendosur nga gjykata, Roshi kërkon lirinë me argumentet se efektet e ligjit të Dekriminalizimit mbi të nuk qëndrojnë dhe ai as ka gënjyer dhe as ka kryer vepër penale siç pretendon prokuroria.
ma.me