• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Lartë nuk mund të mos zbatojë më vendimin e vet

by Ylli Manjani
02/07/2026 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Ka ardhur momenti kur çështja nuk mund të zvarritet më. Pas dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mesazhi juridik është bërë mjaftueshëm i qartë: Gjykata e Lartë duhet të shprehet dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatojë standardin që vetë ka vendosur.

Nuk bëhet më fjalë për fatin personal të Erion Veliajt. Me të nuk më lidh asnjë interes politik, personal apo elektoral. Nuk e kam votuar dhe nuk kam asnjë arsye ta trajtoj këtë si një debat për një individ.

Kjo është një çështje parimore.

Është çështja nëse një i zgjedhur nga qytetarët mund të largohet nga ushtrimi i mandatit të tij vetëm mbi bazën e një mase sigurie, kur akuzat ndaj tij nuk lidhen drejtpërdrejt dhe substancialisht me ushtrimin e detyrës.

Në një shtet demokratik, mandati i dhënë nga qytetarët nuk pezullohet automatikisht nga fillimi i një procedimi penal. Hetimi është një gjë. Ushtrimi i mandatit është një tjetër. Midis tyre duhet të ekzistojë një raport proporcionaliteti, jo një automatizëm.

Nëse ekzistojnë arsye ligjore që një kryetar bashkie nuk mund të vazhdojë detyrën, atëherë ligji parashikon mënyrat për t’ia hequr atë detyrë. Por nëse ato kushte nuk ekzistojnë, ai duhet të ushtrojë mandatin për të cilin është votuar.

Ky është parimi.

Hetimet mund të vazhdojnë. Akuza mund të ngrihet. Gjykimi mund të zhvillohet. Të gjitha këto procese nuk varen domosdoshmërisht nga izolimi fizik i të zgjedhurit apo nga largimi i tij i detyruar nga funksioni publik.

Pikërisht këtë standard vendosi vetë Gjykata e Lartë në vendimin e saj të mëparshëm, atë që shumë juristë e konsideruan një leksion mbi parimin e proporcionalitetit. Ajo u kërkoi gjykatave më të ulëta të mos mjaftoheshin me ekzistencën formale të akuzës, por të vlerësonin konkretisht natyrën e saj, rrezikun real dhe lidhjen që ajo ka me funksionin publik të personit nën hetim.

Dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i rikthejnë Gjykatës së Lartë të njëjtin mesazh: zbato standardin që ke shpallur vetë.

Një gjykatë e lartë nuk mund të krijojë jurisprudencë dhe pastaj të sillet sikur ajo nuk ekziston. Autoriteti i saj ndërtohet pikërisht mbi qëndrueshmërinë e vendimeve të veta. Përndryshe, jurisprudenca shndërrohet në një ushtrim teorik, pa asnjë vlerë praktike.

Prandaj, Gjykata e Lartë nuk mund ta shtyjë më këtë çështje. Ajo duhet të marrë një vendim të qartë: a është proporcional mbajtja në arrest e një kryetari bashkie gjatë hetimit dhe gjykimit, kur akuzat nuk lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e detyrës së tij?

Përgjigjja duhet të jetë juridike, jo politike.

Sepse kjo nuk ka të bëjë me atë nëse Erion Veliaj e meriton apo jo politikisht të jetë kryetar bashkie. Këtë e kanë vendosur votuesit e Tiranës.

Në një shtet të së drejtës, një mandat i marrë nga vota nuk mbaron me një akt-akuzë, por me përfundimin e mandatit ose me një vendim gjyqësor të formës së prerë, në rastet kur ligji e kërkon.

Ky nuk është privilegj i një politikani.

Ky është një parim kushtetues që mbron votën e qytetarëve dhe vetë demokracinë përfaqësuese. Nëse sot lejojmë që ai të relativizohet për një person që nuk na pëlqen, nesër nuk do të kemi më asnjë garanci se nuk do të relativizohet për këdo tjetër.

Next Post
VIDEO / Messi kontrollohet si bandit në aeroport! Reagimi i yllit të madh tërheq vëmendje

VIDEO / Messi kontrollohet si bandit në aeroport! Reagimi i yllit të madh tërheq vëmendje

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 months ago

    Derisa GJYKATA, SPAK,ç dhe PROKURORITË, merren me politikë, ata nuk prodhojnë DREJTËSI.
    Deri më sot, po shohim se si SPAK ka nderhyrë DHUNSHËM në politikë, e për rrjedhojë nga FRIKA e SPAK-ut, edhe GJYKATAT (të të gjitha rrangjeve e llojeve) dhe PROKURORITË, prodhojnë e bëjnë politikë.
    Nuk bëjnë DREJTËSI për të cilën paguhen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com