Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit. Ago u lirua nga qelitë e paraburgimit në nëntor 2025, vendim që u kundërshtua nga SPAK në Gjykatën e Lartë.
Ago, ish e dashur e Safet Bajrit, akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.
Sipas SPAK, Ago ka larguar nga Shkodra Astmer Bilalin pas ekzekutimit të Licit, përmes një mjeti tip “Mercedes Benz”, që është fiksuar nga një kamerë sigurie në qytetin verior.











