• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Kurbinit jep alarmin: Nuk funksionojmë dot, kemi mungesë gjyqtarësh

by Aalison Pearse Stevens
19/05/2019 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Kurbinit ngre alarmin SOS për pamundësi për të funksionuar për shkak se mungojnë gjyqtarët.

Kreu i komanduar i kësaj gjykate Ded Demiri i ka bërë KLGJ-së duke kërkuar zgjidhjen e situatës së krijuar prej afro 3 muajsh.

Për shkak të efekteve të vettingut me shkarkimin e gjyqtarit Alfred Gjoni, gjykata e cila më parë ka qenë me tre gjyqtarë sot ka përfunduar me Ded Demirin dhe Aurel Arapin.

Në pikën 3 të nenit 18 të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë thuhet “Degët e përhershme të gjykatës përbëhen nga jo më pak se tre gjyqtarë. Secili prej tyre duhet të ketë një numër mesatar të çështjeve gjyqësore në vit jo më të ulët se sa numri mesatar i çështjeve gjyqësore për gjyqtar në vit në të njëjtën shkallë gjykimi në Shqipëri në tri vitet e fundit”.

Një tjetër kusht për të funksionuar një gjykatë është edhe neni 13 i kodit të procedurës penale, i cili detyron praninë e tre gjyqtarëve, por në Kurbin e cila përfshin bashkinë e Laçit dhe rrethinat, kjo nuk funksionon.

Sipas këtij neni thuhet “Gjykatat e rretheve gjyqësore gjykojnë me një gjyqtar veprat penale, për të cilat parashikohet dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se 10 vjet. Veprat e tjera penale gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë’’.

Deri më tani kjo situatë është zgjidhur me delegime gjyqtarësh për çdo cështje ku rezulton se vetëm nga Tirana në Laç kanë shërbyer 6 gjyqtarë në dy muaj.

Kjo situatë sqaruan burimet ka pamundësuar vazhdimësinë, ka rritur kostot dhe është bërë shkak për shtyrjen deri në dështimin e mbi 50 seancave.

Ditën e hënë pritet që KLGj të dalë me një vendim ku do të komandojë për 1 vit një gjyqtarë në Laç deri në zgjidhjen e ngërçit të emërimeve, kompetencë të cilën ky këshill nuk e gëzon si edhe KLP-ja me prokurorët pasi është shfuqizuar nga kushtetuesja.

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Horoskopi ditor, e diel 19 Maj 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

November 4, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës

November 4, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In