• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Elbasanit për ndalimin e avokatit: Vendimi nuk lidhet me vendimmarrje gjyqësore

by A R
21/10/2025 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka reaguar zyrtarisht lidhur me ndalimin e avokatit U.B. më 18 tetor, duke shprehur “keqardhje për shqetësimin e krijuar në opinionin publik dhe në komunitetin e avokatëve”.

Në deklaratën për shtyp, gjykata thekson se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore.

Më tej, theksohet se “prokuroria e ka vlerësuar këtë ndalim si të paligjshëm” dhe se gjykatës “nuk i është paraqitur asnjë kërkesë për shqyrtim mbi këtë ngjarje.”

Gjykata sqaron gjithashtu se më 17 tetor u zhvillua një seancë me dyer të mbyllura për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit të 14 personave, ku avokati U.B ishte mbrojtës i një të mituri.

Ajo nënvizon rëndësinë e ruajtjes së privatësisë së të miturve dhe raportimit korrekt, duke shtuar se publikimi i pjesshëm i një regjistrimi nuk pasqyron domosdoshmërisht tërësinë e debatit procedural.

Në vijim, gjykata “dënon çdo formë ndërhyrjeje, presioni apo intimidimi ndaj aktorëve të drejtësisë” dhe rikujton rolin thelbësor të avokatëve si partnerë të drejtësisë dhe mbrojtës të të drejtave të qytetarëve.

Duke iu referuar standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfshirë çështjen “Nikula kundër Finlandës”, deklarata nënvizon rëndësinë e lirisë së shprehjes së avokatëve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre, si një element thelbësor i procesit të rregullt ligjor.

Në fund, Gjykata e Elbasanit siguron se çdo çështje do të trajtohet me paanësi dhe në përputhje me ligjin, duke ftuar mediat dhe institucionet të ruajnë komunikimin profesional dhe të matur në funksion të drejtësisë dhe interesit publik.

Next Post
Kush është Sanae Takaichi, gruaja e parë kryeministre e Japonisë

Kush është Sanae Takaichi, gruaja e parë kryeministre e Japonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Burrat e dheut

December 22, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

December 22, 2025
Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

December 22, 2025
Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

December 22, 2025
“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

December 22, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

‘Shpërthen’ analisti: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

December 22, 2025
Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

December 22, 2025
LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

December 22, 2025
FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

December 22, 2025
“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…

“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In