• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata i bllokoi 9 apartamente, 22-vjeçari nga Durrësi dëshmi rrënqethëse

by A R
17/01/2017 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nëntor 2016 programet informative transmetuan lajmin e sekuestrimit të 9 apartamenteve në Durrës, pas një indicie nga Drejtoria e Pastrimit të Parave.

Në këtë lajm thuhej që nëntë apartamente në bulevardin kryesor të Durrësit janë sekuestruar me urdhër gjykate pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se apartamentet ishin në pronësi të 22 vjeçarit Arlind Kalaja. Kjo pasuri sipas Prokurorisë dyshohet se është vënë nga aktivitete kriminale të babait të të riut, Fatmir Kalaja, i cili jeton në Itali.

Pra ky ishte lajmi i bujshëm që qarkulloi në nëntor të 2016, por në fakt e vërteta duket se është krejtësisht ndryshe nga ajo që është transmetuar në media. Pronari i këtyre apartamenteve Arlind Kalaja, i cili jeton në Itali,  i është drejtuar emisionit “STOP”, për të denoncuar këtë rast, përmes “Skype-t”. Ai shpjegon origjinën e parave, duke u kthyer në një pjesë të dhimbshme të jetës së tij. Në vitin 2003 mamaja dhe motra e Arlindit humbën jetën në një aksident tragjik në Verona. Pas procesit gjyqësor Arlind Kalaja dëmshpërblehet nga kompania e sigurimit me 450 mijë euro, gjë që e provon dhe avokati Roberto Bruzzesi. Vetë Arlindi ka frikë të niset drejt Shqipërisë, pasi mund ta lënë përgjithmonë këtu.

“Në 2003 kam humbur nënën dhe motrën për shkak të një aksidenti rrugor. Ndërsa unë u plagosa rëndë bashkë me babin tim. Jemi të vetmit të mbijetuar si pasojë e këtij aksidenti. Jeta jonë ndryshoi totalisht. Të humbësh nënën në moshën 9 – vjeçare nuk është një gjë e thjeshtë.”

Ndërkohë po në këtë lidhje Skype avokati Roberto Bruzzesi tregon për rastin e Arlind Kalasë.

“Unë bashkë me kolegun Andrea Brocalenti kemi ndjekur familjen Kalaja për praktikën e dëmshpërblimit, pas incidentit rrugor të ndodhur në 25 dhjetor 2003, ku humbën jetën motra dhe mamaja Arlind Kalasë. Kemi ndjekur procedurën e siguracionit dhe që kompania nuk pagoi për dëmet aq sa duhej, hapëm një çëshje gjyqësore. Praktikisht, kompania u detyrua t’i paguajë Arlindit 450 mijë euro nga të cilat 50 mijë për shpenzime gjyqësore.”

Pasi Arlindi tregon historinë e dhimbshme që ka kaluar dhe e vetmja e mirë në jetën e tij ishin pikërisht këto para, mendoi që t’i investonte në Shqipëri duke blerë disa apartamente. “Para gati dy vjetësh pasi kishim marrë paratë e dëmshpërblimit, vendosëm të investonim një pjesë të tyre në Shqipëri, në Durrës. Vendosëm të blinim disa apartamente me paratë që vinin nga sigurimet. Këto para janë e vetmja anë e mirë nëse duhet të gjejmë diçka pozitive në këtë histori dhe më duket absurde gjithë kjo që po ndodh.

Ne praktikisht u vumë në dijeni për sekuestron e apartamenteve në Durrës përmes miqve të familjes dhe të afërmve pasi nuk na u komunikua nga askush. U bë me dije se këto apartamente u konfiskuan për të parë nëse këto para vinin nga rrugë të paligjshme të babait tim. Po e bëj këtë intervistë me “Skype” sepse ndjek shkollën, jam në universitet dhe sepse kam frikë të vij aty pasi mund të më mbajnë e të mos më lënë të kthehem më në Itali.”

4stopMbrojtësi ligjor në Shqipëri Jetnor Maxhari tregon, se dokumentacionin për burimin e parave ia ka vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare prej 2 muajsh, por ende nuk ka një përgjigje. “Është lehtësisht e verifikueshme dhe e kontrollueshme dhe mungon indicia për të bërë sekuestrimin e kësaj prone sipas ligjit antimafia, megjithëse Drejtoria e Pastrimit të Parave e ka pasur shumë të lehtë të verifikojë lëvizjen e llogarisë bankare të noterit nga Italia. Ata e kanë referuar në prokurori çështjen. Në prill të vitin 2016 ndonëse prokuroria ka filluar një çështje penale për pastrim parash dhe gjëja e parë që duhet të bëjnë është një letër porosi në shtetin italian, pra hapi i parë, për të verifikuar burimin e të ardhurave nga banka italiane për në llogarinë e noterit dhe nuk e dimë ende nëse është bërë apo jo.” / tvklan.al

Next Post
Enca dhe Noizy të lidhur? Këngëtarja tregon të vërtetën për çiftin…

Enca dhe Noizy të lidhur? Këngëtarja tregon të vërtetën për çiftin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In