• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjykata, “Arrest me Burg” për Arbion Alikon

by
30/06/2015 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigursë “Arrest me Burg” për Arbion Aliko, të arrestuar dy ditë më parë në Lazarat, në kuadër të operacionit për kapjen e autorëve të dyshuar për vrasjen e efektivit të Forcave RENEA, Ibrahim Basha, dhe ku mbetën të plagosur dy efektivë të tjerë.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar sot tek Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, togat e zeza morën në dorë dosjen e vitit 2014, ku Alikos i është caktuar në mungesë masa e sigurisë “Arrest me Burg”. 20-vjeçari rezultonte në kërkim për tentativë të vrasjes së punonjësve të policisë gjatë aksionit të parë që uniformat blu ndërmorën në Lazarat për çrrënjosjen e kanabisit, në qershor të vitit 2014. Po ashtu Arbion Aliko në dosjen e vitit të shkuar akuzohet edhe për kultivimin e lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grupet kriminale. Lidhur me këto akuza, togat e zeza dëgjuan edhe pretendimet e 20- vjeçarit, si dhe morën gjeneralitet e tij.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje të Arbion Alikos dhe dëgjesës  me avokatin, togat e zeza u tërhoqën për të marrë vendimin, i cili rezultoi maksimal për të pandehurin, pra “Arrest me Burg” për të. Nesër Arbion Aliko dhe vëllai i tij, Alban Aliko do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda në kuadër të akuzës së ngritur nga hetuesia lidhur me ngjarjen e rëndë të 24-qershorit, ku mbeti i vrarë efektivi i Forcave RENEA.

Dy vëllezërit Aliko akuzohen si dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, si dhe të krijimit të një grupi kriminal për rikthimin e regjimit të drogës në Lazarat. Deri tani Arbion dhe Alban Aliko, kanë mohuar të jenë pjesë e grupit të zjarrit dhe të kenë qëlluar ndaj forcave të policisë. Prej ditës së arrestimit, dy të rinjtë ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ku mësohet se vijojnë të mbajnë agjërim. Dje tre  të arrestuarit e tjerë si pjesë e grupit të zjarrit, Klodian Selimi, Dervish  Gaba dhe Elvis Boci, kanë dalë përpara gjykatës ku janë njohur me masën e arrestit me burg. Ata, ashtu si edhe vëllezërit Aliko, u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në sallë mësohet se kanë mohuar të jenë përfshirë në sulmin ndaj forcave RENEA

Next Post

INSTAT: Defiçiti tregtar në muajin maj është 20 miliard lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In