• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjuta njihet me akuzën në burg: Nuk kam lidhje me tritolin te Saimir Tahiri!

by
22/09/2015 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjuta njihet me akuzën në burg: Nuk kam lidhje me tritolin te Saimir Tahiri!

Vladimir Gjutës, të akuzuarit kryesor për tritolvënien në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, i është komunikuar akuza në ambientet e paraburgimit, por ai nuk pranon asgjë.

Nga ana tjetër, akuza thotë se ka prova të mjaftueshme për të dhe për familjarët e tjerë si të implikuar në terrorin e 10 shkurtit, kur shpërthyen dy pako me tritol në farmacinë e Bashkim Tahirit. Gjuta akuzohet edhe si organizator i vendosjes së tritolit afër stacionit të autobusit, ku babai i Saimir Tahirit parkonte makinën. Në fakt për Vladimir Gjutën rëndon akuza e pjesëmarrjes në këto akte terroriste, ndërsa “mjeshtri i tritolit” ishte nipi i tij, Baftjar Bruka, i cili është arrestuar në Norvegji.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar drejtësisë norvegjeze që ta ekstradojë Brukën, pasi ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I cilësuari si “djali me biçikletë”, Bruka mendohet se është personi që shfaqej në videon e shpërndarë nga policia, duke vendosur lëndën shpërthyese sipër kondicionerit të farmacisë së Bashkim Tahirit. Bruka u akuzua edhe për krijim celule terroriste në Itali, ndërsa Gjuta i dërgoi një sms Tahirit me tekst “mos u merr me familjen Gjuta”, kur ministri po takohej me oficerë italianë të antiterrorit.

Pjesa tjetër e familjes Gjuta, që u arrestua si e implikuar në këto ngjarje, ndodhet në burg. Vladimir Gjuta, 33 vjeç, kur u arrestua në tunelin e Kalimashit kishte vendosur paruke dhe ngjante si i vëllai. Ai është fejuar me vajzën e një doktori të njohur dhe ka në pronësi “vilën Gjuta” te Rruga e Elbasanit.

Next Post

Debati / LSI kundër masave shtrënguese të PS për bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com