• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Gjurmët e vrasësve nga Veriu, jo Jugu…” Ekzekutimi i Ivanoviç në mediat e huaja

by A R
17/01/2018 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Oliver Ivanoviçit mbizotëron në mënyrë të pashmangshme lajmet e medias kosovare e asaj serbe.

Beogradi është hedhur në ofensivë duke kërkuar me ngulm të tregojë se ekzekutimi i politikanit të njohur serb në veriun e Kosovës nuk është vepër e një serbi. Këmbënguljes së tij për pjesëmarrje në hetime, Prishtina zyrtare iu përgjigj duke i treguar se do të informohet për çdo të re, por nuk do të përfshihet në hetim.

Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, nëse do të jetë e nevojshme do të kërkohet dhe ndihma e FBI-së. Viktima e parë e kësaj situate u bë dialogu Kosovë-Serbi, i cili, sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, nuk do të vazhdojë deri në momentin që përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë.

Raportet në shtypin kosovar tregojnë se këtë fundjavë ai do të vizitojë Kosovën së bashku me Presidentin Aleksandar Vuçiç, i cili po ashtu këmbëngul me forcë se agresorët nuk kanë qenë serbë.

Nuk është ky mendimi i gazetarit britanik Tim Judah, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan, i cili thotë se qytetarët që jetojnë në Mitrovicë të Veriut besojnë që fajtorët e kësaj vrasjeje të bujshme janë në veri të Kosovës. Gjurmët shkojnë nga veriu, jo nga jugu, shkroi ai në Twitter, duke hequr paralele me vrasjen e gazetarit Slavko Çuruvija në vitin 1999, me shumë gjasë, nga shërbimi sekret serb.

Raporti i autopsisë tregoi se 64-vjeçari Ivanoviç u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb shkruan TCH. Në katin e dytë të selisë së partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia (SDP)” ka qenë e vendosur një kamera sigurie dhe ekspertët do të shohin nëse ajo ka regjistruar momentin e të shtënave.

Shtypi i huaj i bëri jehonë kësaj ngjarjeje, duke u fokusuar tek pasojat që mund të ketë ajo për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, por “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkon më tej, duke e cilësuar këtë episod si një “vrasje në bastionin e mafias ballkanike”. BE-ja dhe Nato-ja ndërkohë presin që në Kosovë të ruhet qetësia pas ngjarjes së ndodhur pikërisht në ditën kur në Bruksel dialogu duhet të rifillonte në nivel ekspertësh.

Me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij, Ivanoviç do të varroset në Beograd./a.m.

Next Post
Këto janë ushqimet që s’duhet të mungojnë në dietën tuaj të përditshme

Këto janë ushqimet që s’duhet të mungojnë në dietën tuaj të përditshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In