• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjurmët e gishtave mbajnë të hapura hetimet për vrasjen e ish-policit Bilali

by A R
14/06/2019 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse policia e Tiranës vuri në pranga Gjergj Cukalin, si një nga personat që ka marrë pjesë në ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali, në 30 janar të këtij viti, hetimet vijojnë të jenë ende të hapura, për shkak të disa gjurmëve të tjera gishtatsh të fiksuara në makinën e përdorur nga atentatorët.

Burime pranë policisë bëjnë me dije për gazetaren e Report TV, Xhensila Kodra, se gjurmët e fiksuara në disa pjesë të ndryshme të automjetit tip “Mercedez Benz CLS”, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores pak orë pas ngjarjes dyshohet të jenë të autorëve të krimit.

Por, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se pikërisht këto gjurmë gishtash nuk ekzistojnë të regjistruara në sistemin e territorit shqiptar. Lidhur me këtë fakt, thanë burimet, dyshimet janë se atentatorët mund të jenë shtetas të huaj e vrasës me pagesë. Këto dyshime kanë bërë që autoritetet Shqiptare t’u drejtohen disa shteteve të huaja, ku u kërkohet për të identifikuar këto gjurmë gishtash.

Gjergj Cukali u arrestua pasi përgjigjia e AND-së të gjetur në një bidon uji plastik brenda në makinë, ishte e tij. I arrestuar si bashkëpunëtor në ngjarje është edhe Arben Xhetanin.

Vrasja e Arben Bilalit

Zinxhiri i vrasjeve në Tiranë godet sërish familjen Bilali. Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, mesditën e sotme në zonën e Selitës është ekzekutuar me tre plumba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë. Ndonëse ishte ruajtur prej vitesh duke u ngujuar, ka qenë ora 14:30 minuta të ditës së sotme kur ndaj Arben Bilalit, 50-vjeç, është hapur zjarr vdekjeprurës nga një automjet tip “Mercedens Benz” me ngjyrë të zezë dhe me targa të huaja. Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë.

Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet që është pasur me disa atentate të përgjakshme. Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Arben Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Arben Bilali ishte banor i zonës së Selitës dhe ngjarja ka ndodhur pak metra larg banesës së tij teksa ai ishte duke ecur në këmbë. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë.

/a.r

Next Post
BE-Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit!

Lutfi Dervishi: Reklama e zgjedhjeve, te mediat që janë kundër zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com